E bëri pjesë të 'Trekëndëshit të Bermudës', Meta fushatë pro Berishës, 'i ndërsen' LSI-në Bashës: Mosmirënjohës! Përgjegjës për humbjen në 25 prill

E bëri pjesë të 'Trekëndëshit të Bermudës', Meta fushatë pro Berishës,  'i ndërsen' LSI-në Bashës: Mosmirënjohës! Përgjegjës për humbjen në 25 prill

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi

TIRANË- Përfshirja e Ilir Metës në Trekëndëshin e Bermudës, duket se do i kushtojë shumë Lulzim Bashës. Sikur të mos i mjaftonte “halli” i Sali Berishës i cili kërkon që t’i marrë Partinë Demokratike, tashmë kryedemokrati ka një tjetër problem që quhet LSI-së. Këta të fundit, nga bashkëpunëtor para zgjedhjeve të 25 prillit, që nënshkruanin marrëveshje e bënin mbledhje si aleat që kishin një armik të vetëm që quhej Edi Rama, tani më kanë filluar që të “hanë kokat” e njëri-tjetrin.  Bërjen pjesë e Trekëndëshit të së keqes, duket se Ilir Meta, nuk ia ka falur Bashës, i cili në betejën e brendshme të PD-së, është pozicionuar fare hapur krah Sali Berishës. Përveç sulmeve të tij personale kundrejt kryedemokratit, tashmë i ka "ndërsyer" edhe partinë e tij, LSI-në. 

Lulzim Basha është i vetmi që në fjalimet e tij politike i bën opozitë qeverisë dhe Edi Ramës, të tjerët gishtin kanë drejtuar nga ai vetë. Ata që deri dje flisnin për masakër zgjedhore, sot heqin përgjegjësinë nga Edi Rama dhe ia faturojnë Lulzim Bashës. Kjo është teza që kanë artikuluar ish-deputetë të LSI-së, sipas së cilëve kjo forcë politike humbi për shkak të marrëveshjes me PD-në, e ndërsa paralajmërojnë “se do vijnë momenti që LSI do të flasë”. Të gjitha reagimet që kanë ardhur sot nga LSI-ja kanë një emërues të përbashkët, i përmendin Lulzim Bashës kunatin e tij, marrëveshjen e 17 majit, që sipas tyre vijon ende dhe sot të jetë në fuqi mes tij dhe Ramës si edhe faktin që kryedemokrati është fajtor për humbjen e LSI-së në 25 prill.

 “Njerëzit donin ndryshimin, e megjithatë shikonin tek lidershipi i opozitës, një kopje të shëmtuar të së keqes në pushtet. Shqiptarët nuk shikonin forcë karakteri dhe vullnet për të mbrojtur interesat e tyre, por shitje të kauzave dhe papërgjegjshmëri për fjalën e dhënë. Kjo është trashëgimia e kunat-Lulit si kreu i opozitës së bashkuar dhe arsyeja kryesore pse opozita në tërësi dhe LSI si mbështetëse pa kompromis të Opozitës së Bashkuar, morën atë rezultat në zgjedhjet e 25 Prillit”, shkruan ish-deputetja Florida Kërpaçi.

“Çfarë ti thuash më Luli Bashës, që nuk ja kanë thënë akoma demokratët të cilët i la për 12 vite rrjesht në opozitë? Çfarë ti thuash më Luli Bashës, kryetaro-kunatit, pengut, artistit, pazarxhiut, matematicienit që gënjen edhe për orën? Çfarë mund ti thuash më Luli Bashës, që gjeti shpëtim tek LSI në 2017 kur mezi mori 43 mandate e nga frika e konkurrencës shkërmoqi të gjithë PD-në? Fatkeqsisht për Luli Bashën, LSI nuk mund të jetë më shpëtimi i tij, pasi LSI-së i ka borxh 19 mandatet e dorëhequra të 2019-ës”, vijonte ish-deputetja Kejdi Mehmetaj.

"Mosmirënjohja e Bashës veçori e karakterit të tij! Mosmirënjohja është një veçori e njohur e zotit Basha. Të gjithë e dinë e madje e pranojnë edhe në Partinë Demokratike ketë veçori të tij, ndaj nuk ka se pse ai t’i jetë mirënjohës LSI-së, edhe pse atë të vetme fitore që ai përmend lart e poshtë, të garës për kryetar i bashkisē së Tiranës, Lulëzim Basha e fitoi vetëm falë LSI-së dhe 23 mijë votave që i dha ajo. Edhe ai e di, por mosmirënjohja nuk e lejon ta thotë dhe as të flasë për LSI pasi nuk ndan të njëjtat vlera dhe parime me të. Këto janë fakte jo fjale boshe”, shkruan Erisa Xhixho.

 “Lul-vula e kthehu opozitën ne kunat-opozite. Mos ki frik, dil nga bunkeri ku je futur dhe tako demokratet dhe mbaj përgjegjësinë e shitjes së opozitës tek regjimi. Lul vula, ti je shkaktari i humbjes se çdo kauze të opozitës”, shkruan Endrit Braimllari.

Të gjitha këto reagime kanë ardhur dhe vijnë fill pas përgjigjes që pati vetëm presidenti Ilir Meta për Lulzim Bashës ku tha “Më ka inat se dua Berishën! M'u ul në gjunjë me lot në sy në Gjermani që të anuloja zgjedhjet vendore!"

Si nisi përplasja?
E gjitha erdhi pas një fjalimi të Lulzim Bashës në parlament, bëri pjesë edhe Ilir Metën të trekëndëshit të së keqës me Sali Berishën dhe Edi Rama.

"Zonja kryetare, ka diçka themelisht gabim, kur vjen këtu me një citim që e ke mësuar përmendsh, je bërë shumë i lexueshëm, me një fjali e kuptojnë të gjithë. Thuaj që të ka marrë malli për Sali Berishën dhe Ilir Metën, bëni trekëndëshin e Bermudës, dhe qani hallet bashkë. Unë nuk jam këtu për të qarë hallet tuaja, a do ta plotësojnë ty demokratët dëshirën për të na kthyer pas? Jo sepse të kam mundur në 2011-tën. Nëse të dukem i fortë, ky është problemi yt, nuk kam nevojë unë të të poshtëroj. Ja tek i ke faktet, merri këto , kërkoji tigrit që ti japë" tha Basha.

Gazment Bardhi i hedh ‘benzinë zjarrit’
Deklarata e Lulzim Bashës në Kuvend, u duk sikur kaloi pa u vënë re nga LSI-ja, por ishte Gazment Bardhi që i hodhi benzinë zjarrit të një marrëdhënie e cila që në nisje të saj ishte e vështirë për t’u shpjeguar se si LSI dhe PD, dy parti me ideologji të kundërta u bënë bashkë dhe u mbyll ashtu siç pritej.

“Gjatë zgjedhjeve ka pasur një mungesë totale vullneti nga LSI për të bashkëpunuar me ne, debati i famshëm për të hyrë në listë të veçantë apo bashkë. PD i ka ofruar15 mandate, qëndrimi ishte që sipas sondazheve do fitonin 34 mandate në të gjithë territorin e Shqipërisë. Kam pasur një bisedë në zyrën e kryetarit të partisë. Na thanë do i fitojmë vetë dhe nuk do hyjmë bashkë në lista. Dy muaj pasi isha caktuar drejtues politik i qarkut të Elbasanit konkludova se LSI nuk merrte asnjë mandat në Elbasan”,  tha Bardhi.

Kaq ka mjaftuar dhe LSI vijoi sulmet në bllok kundër Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike dhe sot në kampin opozitar më e fortë duhet lufta mes njëri-tjetrit, sesa ajo me kundërshtarin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:16
Eriona Bixha, e radhës kundër Bashës: Mosmirënjohës! Kryetar kukull që shet interesat e shqiptarëve për ato personale dhe ‘kunatërore’

Eriona Bixha është e radhës që ka nisur sulmet ndaj Lulzim Bashës. Edhe ajo si pjesa tjetër e partisë së saj i përmend Lulzim Bashës kunatin e tij si edhe e akuzon si mosmirënjohës.

“Shmangia e përgjegjësisë për gabimet e pafalshme gjatë qëndrimit në opozitë dhe humbja për të disatën herë të zgjedhjeve nga Lulzim Basha dëshmojnë qartë vijimin e marrëveshjes Basha-Rama. Përveçse mosmirënjohës me LSI dhe forcat opozitare, kryetari kukull nuk e ka për turp të cënojë dhe të shesë interesat e popullit shqiptar në favor të interesave të tij personale dhe "kunatërore"”, shkruan Erion Bixha.

Ora 17:10
Kërpaçi justifikon humbjen e LSI dhe sulmon Bashën: Shqiptarët nuk shihnin forcë karakteri te kunat-Luli, vijoi marrëveshjen e 17 majit me Ramën

Deri para 25 prillit, ishin bashkë, por tani më sulmi ndaj Ilir Metës, ka “zgjuar” edhe LSI-në, të cilët në sintoni me njëri-tjetrin, kanë vijuar sulmet e njëpasnjëshme. Së fundmi është ish-deputetja Floida Kërpaçi e cila thotë se Basha është një lider pakarakter, që ka shitur kauzat e opozitës, e ndërsa shton se kryedemokrati ka vijuar marrëveshjen e 17 majin me Edi Ramën, duke  cilësuar si një vijimësi e paktit sa i përket që nga djegia e mandateve deri te protestat në rrugë,

“Ja iku Rama, po kush do vijë? Në demokraci kjo pyetje nuk ka vend, mirëpo në fasadë-demokracinë shqiptare, rezulton e kundërta. Jemi përballur me këtë presion nga qytetarët në çdo ditë të aksionit opozitar 4 vjeçar dhe fushatës elektorale që lamë pas. Njerëzit donin ndryshimin, e megjithatë shikonin tek lidershipi i opozitës, një kopje të shëmtuar të së keqes në pushtet.

Shqiptarët nuk shikonin forcë karakteri dhe vullnet për të mbrojtur interesat e tyre, por shitje të kauzave dhe papërgjegjshmëri për fjalën e dhënë. Kjo është trashëgimia e kunat-Lulit si kreu i opozitës së bashkuar dhe arsyeja kryesore pse opozita në tërësi dhe LSI si mbështetëse pa kompromis të Opozitës së Bashkuar, morën atë rezultat në zgjedhjet e 25 Prillit. Për më tepër, duke ndjekur deklaratat me regji nga kampi i PD drejtuar LSI, nuk kam gjetur asgjë të përbashkët me çfarë diskutohej në mbledhjet e grupeve parlamentare PD-LSI, si pjesë e opozitës së bashkuar. Luli nuk mund të fshihet pas aleatit, sepse nuk e detyruam ne të vijonte 17 Majin, të digjte mandatet, të bojkotonte zgjedhjet, të godiste institucionet, të shkaktonte protesta dhe pastaj të linte opozitarët rrugëve nëpër komisariate”, shkruan Kërpaçi.

 

Ora 16:20
Mehmetaj vijon sulmet ndaj Bashës: Ç’ti thuash? Do i momenti që LSI do flasë, nuk do ketë më plane gjermane, amerikane apo Edi Ramë që të të shpëtojnë

TIRANË- Pas sulmeve që Lulzim Basha i bëri Ilir Metës duke e përfshirë në trekëndëshin e Bermudës, LSI ka nisur një sulm ndaj kryedemokratit. E radhës është ish-deputetja, Kejdi Mehmetaj, e cila i vë epitete nga më të ndryshmet duke nisur që nga “kryetaro-kunati, pengu, artisti, pazarxhiu, matematicieni që gënjen edhe për orën”.

Mehmetaj thotë se Basha kishte frikë nga zgjedhjet lokal enë 2019 prandaj zgjodhi t’i bojkotonte ato, teksa e paralajmëron se do vijnë momenti që LSI do të flasë...se çfarë do të thotë, mbetet për t’u parë.

“Çfarë ti thuash më Luli Bashës, që nuk ja kanë thënë akoma demokratët të cilët i la për 12 vite rrjesht në opozitë?

Çfarë ti thuash më Luli Bashës, kryetaro-kunatit, pengut, artistit, pazarxhiut, matematicienit që gënjen edhe për orën? Çfarë mund ti thuash më Luli Bashës, që gjeti shpëtim tek LSI në 2017 kur mezi mori 43 mandate e nga frika e konkurrencës shkërmoqi të gjithë PD-në?

Fatkeqsisht për Luli Bashën, LSI nuk mund të jetë më shpëtimi i tij, pasi LSI-së i ka borxh 19 mandatet e dorëhequra të 2019-ës, bashkitë e këshilltarët që nuk kandiduan se Luli Basha kishte frikë nga zgjedhjet lokale dhe mandatet e votat e humbura të 2021-it që kishte merak me banda e para t’ja blinte LSI-së njësoj si Edi Rama.

Fatkeqsisht për Luli Bashën, LSI zuri mend nga gabimi fillestar i të besuarit të atij që nuk i beson as familja e tij politike dhe fatkeqsisht për Luli Bashën as hija e tij nuk do i afrohet ndonjëherë hijes së Ilir Metës, se lider nuk të bën karrigia e kryetarit të PD, por morali, koherenca dhe qëndrueshmëria përballë qytetarëve.

Ndaj, Luli Basha të shohë hallet që e kanë zënë brenda shtëpisë së tij, pa u shqetësuar, se do i vijë momenti për tu përballur edhe me bëmat e mashtrimet ndaj LSI. Dhe kur të vijë momenti që LSI do flasë, nuk do ketë më plane gjermane, amerikane apo Edi Ramë që ta shpëtojnë”, shkruan Mehmetaj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Papagalli: 21/11/2021 09:08

    Ilir Mete po e ben si hajduti qe bertet Kapeni hajdutin

    Përgjigju
  • Lefter lefteri: 20/11/2021 22:10

    Kush i qane hallet emija ilir meta l s i ja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen