Meta përplaset me Bashën: Më ka inat se dua Berishën! M'u ul në gjunjë me lot në sy në Gjermani që të anuloja zgjedhjet vendore! LSI sulm në bllok kryedemokratit

Përçarja mes opozitës tashmë është thelluar edhe më shumë. Presidenti Ilir Meta i cili bëri publikisht fushatë dukë mbështetur opozitën në zgjedhjet e 25 prillit, tashmë po përplaset në distancë kryedemokratin Lulzim Basha. Kjo përplasje vjen fill pasi Lulzim Basha në kuvend përfshiu Ilir Metën në ‘Trekëndëshin e Bermudës’, si aleat bashkë me Edi Ramën e Sali Berishën, në një kohë kur në partinë demokratike ish-kryetari me nismën ‘Foltorja’ po synon të marrë drejtimin e PD-së.

Metës, i cili është pozicionuar dukshëm në krah ish-kryeministrit Berisha kundër Lulzim Bashës, ka risjellë në rrjetin e tij social një video të vitit 2015 ku thotë se Lulzim Basha ka pakënaqësi kundrejt tij për shkak se ai vlerëson Sali Berishën e respekton maksimalisht ish-liderin historik të PD-së siç thotë ai.

‘Lidhur me risitë dhe çuditë që po sjell në politikën shqiptare kryetari i PD-së, zoti Basha nuk ka nevojë të jap edhe shumë sqarime. Është i vetmi kryetar opozite i cili në vend që të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit siç kërkohet në përgjithësi nga kryetarët e opozitës në të gjithë Europën dhe botën kërkon vetëm dorëheqjen e kryetarit të parlamentit dhe unë e kuptoj se kush është arsyeja e vërtetë. Është pakënaqësia e tij e thellë për respektin maksimal që unë tregoj jo thjesht ndaj demokratëve në parlament, por sidomos ndaj liderit historik, zotit Berisha duke i dhënë mundësinë të shprehë pa kufizim në tërësi mendimet dhe qëndrimet e tij politike. Të jeni të bindur që do të dëgjoni çudi të mëdha për akuzat e tij ndaj qeverisë kriminale Meta-Meta dhe për shtypjen dhe terrorin e saj ndaj opozitës së pafajshme Basha-Rama’- deklaronte Meta.

Ndërkohë në një reagim më herë presidenca thotë se Basha është një kryetar kukull dhe hipokrit dhe se i është ulur në gjunjë Metës me lot në sy në Gjermani ku i kërkonte që të anulonte zgjedhjet vendore të 2019.

‘Përsëri Kryetari kukull, me porosi të padronit të tij, në shëtitjet mediatike të komisionuara, u përpoq të provokonte Presidentin e Republikës Sh.T.Z Ilir Meta për të shfajësuar vetveten nga të gjitha greminat drejt të cilave e çoi opozitën nga 17 maj 2017 deri më 25 prill 2021.

Si Kontribuesi kryesor i Rilindjes, me KATËRKËNDËSHIN e përgjegjësive të Tij madhore:

1. Bojkoti i reformës administrative-territoriale;

2. Bojkoti i reformës në drejtësi;

3. Djegia e mandateve të deputetëve;

4. Zerimi i opozitës në pushtetin vendor;

që sollën kapjen totale të shtetit, tashmë i vendosur të bojkotojë edhe Kuvendin e demokratëve nga pamundësia e ballafaqimit me ta, kërkon shpëtim duke kërkuar në mënyrë të mjerë të spostojë vëmendjen nga një tjetër krizë shumë e rëndë, ku e ka zhytur sërish opozitën.

Hipokriti, që gjoja do përmbyste me dhunë regjimin në mitingun e 8 qershorit 2019, iu lut në gjunjë dhe me lot në sy Presidentit Meta, në Gjermani, për t'i anuluar zgjedhjet vendore se nuk i kontrollonte dot më njerezit dhe se mund të kishte gjakderdhje.

Presidenti Meta në vlerësim të interesit publik dhe për të shmangur çdo përplasje, mori një vendim shumë të vështirë, për shfuqizimin e datës dhe për t'i dhënë mundësinë opozitës të përfshihej në një datë tjetër.

Por Hipokriti, që paska qenë në krah të Presidentit të Republikës, as nuk denjoi të regjistrojë PD në KQZ për zgjedhjet e 13 tetorit 2019, sepse kështu i interesonte Rilindjes, për t'i thënë botës, që Presidenti ia fut kot se PD nuk do zgjedhje.

Kryetari, kukull ka qenë, është dhe do të mbetet i tillë, deri në fund, dhe asnjë spërdredhje, pazar apo mashtrim nuk ja ndryshon dot fundin e paracaktuar si çdo kukulle në politikë.’- shkruan presidenca.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/11/2021 01:28

    Dikur Berisha i shpetoi koken Metes nga drejtesia thjesht me nje darke e nje show per mediat e gjyqetaret dhe me disa sakrifica te medha,pervec kesaj, ndajne shume sekrete e ideale bashke.Tani, Berisha eshte ai qe eshte ne hall, dhe eshte koha ,qe Meta t'i laje borxhin.A i ka bere Basha ndonje nder Metes,a ndajne ndonje sekret kompromentues se bashku? Mos u cudisni qe Meta /respekton/ Berishen.

    Përgjigju
  • Gent: 20/11/2021 20:37

    Askujt nuk po i intereson opozita e dhunes.

    Përgjigju
  • Tutu: 20/11/2021 16:10

    Kete fakt per anullimin e zgjedhjeve lokale nga ana e te ashtequajturit president Like hajduti … duhet ta lexoje mire gjykata kushtetuese..

    Përgjigju
  • Bio: 20/11/2021 14:16

    Luli te nen edhe gar gare vetem te behet pak km. Por ska shance kurr me ky soj butaku me llum se rama

    Përgjigju
  • Ben: 20/11/2021 13:59

    Cfare teorie nxjerr fshatari i Skraparit.Me eshte lutur Luli qe shtyri zgjedhjet dhe i shtyra-thote.Po pse zgjedhjet behen kur do Luli dhe si do Lul torollaku?Ju me kete qe keni bere keni shkel ligjin o Like.Atehere cdo parti,ose njerez vijne tek ty dhe thone qe na i shtyr pak zgjedhjet se ashtu eshte nje muhabet,dhe ti i shtyn.Ky je ti dhe presidenca jote.Shkeles kushtetute.

    Përgjigju
    • Dada: 20/11/2021 19:33

      Si nuk ju vjen turp kushtetuten e bejne personale dua une e beje. O zot keputi koken

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja