E cuditshme! Jo birra... por kafeja
është pija e preferuar e gjermanëve

Jo birra, por në fakt kafeja është pija e preferuar e gjermanëve! Çdo gjerman pi rreth 149 litra kafe në vit, që do të thotë gati tre filxhana në ditë.

Vendin e dytë e zë uji, kurse birrën me sa duket gjermanët nuk po e preferojnë më si më parë, sepse konsumi i saj është në rënie. Por sidoqoftë përkthyer në shifra, konsumi i birrës tek gjermanët është afro 100 litra për frymë në vit.

Efekt stimulues në trup dhe në tru
Kafeja përmban kofeinë. Kjo substancë kimike intensifikon ritmin e rrahjeve të zemrës, zgjeron enët e gjakut në trup, por ngushton ato në kokë. Kofeina shton energjinë, rrit efikasitetin dhe përqëndrimin dhe të mban më gjatë zgjuar. Por kafeja të bëhet edhe ves, kjo simptomë shfaqet me dhimbje koke, kur nuk pi kafe.

Imazhi negativ për kafenë nuk përputhet me vlerat reale të saj
Kafeja nuk është e dëmshme për shëndetin, përkundrazi pirja e katër apo më shumë filxhanave kafe në ditë të bën mirë, sipas Organizatës se kujdesit shëndetësor "Kryqi i gjelbër gjerman". Kjo për faktin, se kafeja i gjallëron organet. Në bazë të studimeve të fundit: kafeja ul rrezikun ndaj sëmundjeve si ceroza, alzheimeri dhe parkinsoni.

Gjithçka nis me qershinë e kafesë
Kafeja e ka origjinën nga Etiopia në Lindje të Afrikës. Atje kaçubet e kafesë rriten deri në lartësinë prej katër metrash. Ato formojnë frutin, një njihet si qershia e kafesë dhe derisa fruti piqet e ndryshon ngjyrën nga e gjelbër, në të verdhë e në fund bëhet e kuqe. Ky frut përmban dy fara, pra kafenë.

kafeja


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas

Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas