Trupi i ish-ministrit të Jashtëm të Irakut, Tariq Aziz ka humbur gjatë transportimit nga Bagdadi në Jordani, ku do të varrosej. Aziz, i cili ishte krahu i djathtë i Saddam Hussein, vdiq javën e kaluar në një burg në Irak.
Lajmin për zhdukjen e trupit të tij e ka bërë të ditur vajza e ish-ministrit pa dhënë më shumë detaje. Autoritetet kanë konfirmuar se, vajza e Aziz është larguar pa trupin e të atit, ndërsa nuk bëhen të ditura rrethanat e kësaj grabitje të çuditshme.
Aziz vdiq të premten e kaluar në qytetin Nasiriyah, ku priste ekzekutimin. Nga autopsia rezultoi se 79-vjeçari vdiq nga një atak kardiak. Në vitin 2003, pas rrëzimit të regjimit të Saddam Hussein, Aziz u dorëzua dhe pesë vite më vonë ai u dënua me vdekje për pjesëmarrjen në vrasjen e myslimanëve Shia në vitin 1999.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com