E dashur ambasadore, do votoj Tom Doshin, jo Fatmir Mediun

E dashur ambasadore, do votoj Tom Doshin, jo Fatmir Mediun

Fatmir Mediu, Yuri Kim dhe Tom Doshi

320 milionë dollarë ua rropën Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke i gënjyer për armatimin. Predhat, fishekët, bombat kineze i ripaketonin dhe i nisnin nga Shqipëria drejt Afganistanit si armatim i prodhuar në Evropë. Pa asnjë kusht dhe siguri teknike kishin hapur fabrikën e mortjes në Gërdec ku kishin punësuar ilegalisht fëmijë, pleq, plaka, sakatë, hallexhinj derisa një mëngjes marsi u vranë 26 frymë. U përvëluan qindra trupa, u shkatërruan dhjetra shtëpi, u shkrumbuan lagje e fshatra. Marrëdhëniet Shqipëri-Amerikë u tronditën, besimi juaj te ne u godit dhe aferat katrane zbuluan se lojtarë të ndyrë e matrapazë gjaku ishin pikërisht ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu dhe djali i kryeministrit Sali Berisha.

13 vjet pas hatasë, nga nëntoka e varreve atje në Gërdec gulçojnë ende prej padrejtësisë shpirtrat e fëmijëve që nuk gjejnë paqe e nuk treten nën dhé. I biri i Saliut kurvëron me lekët e mortjes, Fatmir Mediu kandidon për herë të pestë si deputet. Ky mysybeti i 26 varreve nuk shkoi kurrë në gjykatë të provonte pafajësinë, nuk u përball kurrë me familjarët e viktimave, nuk i kërkoi asnjëherë falje Gërdecit, Shqipërisë, Amerikës por u fsheh pas imuniteteve politike dhe lidhjeve tribaliste. Ndërkohë mileti pret që Ambasada Amerikane të sanksionojë edhe ndalimin e kandidimit të Fatmir Mediut si vrasës, ti e dashur Yuri Kim çdo ditë i je qepur kandidatit tjetër Tom Doshi ta ndalosh për të kërkuar votat e elektoratit.

Më thuaj, më trego e proklamo krimet e Tomës. Më oriento duke faktuar nëse Tom Doshi ka qenë ndonjëherë në pushtet si ministër, ka vrarë apo ka vjedhur paratë publike, është hetuar apo dënuar për krime e çfarë borxhi i ka Amerikës ky politikan shqiptar?

Jam elektorati në dilemë që nuk di për kë të votoj më 25 prill. Unë sapo të tregova 26 të vrarët e Gërdecit të Fatmir Mediut, është rradha jote ambasadore të më tregosh Gërdecin e Tom Doshit!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqipetari: 26/03/2021 03:12

    E nderuara z Ambasadore Yuri Kim Une do votoj z Tom Doshi per Deputet ne Kuventin e Shqiperise Biznesmenin e nderuar qe ka ndimuar popullaten ne Zonat e varvera te veriut te Shqiperise dhe jo kriminelet vrasesit hajdutet e popullit Shqipetare me fakte dhe Dosje qe i dini dhe ju dhe shteti Amerikan Sahli Berisha Ilir Meta Monika Kryemadhi Fatmir Mediu Gerdeci do me Yuri? Yuri pse nuk thua qe edhe keta persona jane te pa pershtatshem per Deputet? keta jane 100 here me te keqinj se sa Toma ? Z kim a mund te japesh nje koment per kete qe ju shkruata

    Përgjigju
  • CaBone: 25/03/2021 23:49

    Pa Piken me te vogel te hezitimit ate do beja dhe un shum e shum her.

    Përgjigju
  • O tej: 25/03/2021 23:46

    E ke qare o Bledi jam me ty.

    Përgjigju
  • Bolena: 25/03/2021 23:05

    Të lumtë o djalë trim!Sh e drejtë!

    Përgjigju
  • ela: 25/03/2021 22:51

    patjeter ,Tom Doshin.jo plehrat qe amerikes nuk i interesojne te largohen nga listat,jane thjesht merni ca siguri lufte nepermjet pastrimit te llogjistikes militare te tyre,dhe ejani gjith te huajt,vetem shkaterimin dhe veneien nen urdhera te tyre duke u pasuruar amerikanet e europianet,me nje popull fukara Tom Doshin

    Përgjigju
    • Pjeter: 26/03/2021 07:33

      Mos e ver doren ne zjarr kaq lehte per Tom Doshin.Nuk duhet te jesh vetem ish minister,ish GERDECIST,apo ish funksionar i ndonje istituciini per te qene i pa deshirueshem ne Amerike,dhe i pa kualifikuar per te kandifuar.Ka dhe krime te urryera nderkombetare,jashe gardhit te shtepise sate,si organizimi,dhe trafikimi droges,apo prostitucioni,e ku shume kollaj jane derdhur me miliarda te atij lloj miliardash,ne Shqiperi,dhe o nxorren si kerpudha miliarderet e e rinje shqiptare.Eshte shume e ceket te mendosh qe departimetni i shtetit amerikan,nepermjet perfaqesise se tij ne Tirane,te doje te percaktoje Nje Tom Doshi jashte politikes aktive shqiptare,sepse cenon shume interesat,apo sigurine Amerikane.E drejte qe presioni mediatik po behet mbi Abasaden,duan arsyet pse Doshi jo e Mehdiu qe ne mos gaboj ka shtetedi amerikane,jo? Por per Doshin,te pakten,kush duhef ta dije e di psene,dhe qe nuk eshte dhjesht personale midis Ambasadores,apo ndonje funksionari tjeter te ambasades e Doshit.

  • meri: 25/03/2021 22:48

    Zonja ambasadore duhet te na thot:Pse nuk duhet te votojme Tom Doshin,dhe pse duhet te votojme Sali Berishen e Fatmir Mediun.

    Përgjigju
    • Bureto: 26/03/2021 19:26

      Uroj qe personeli i ambasades se ShBA ne Tirane t'i çoje keto opinione dhe jo vetem ambasadores qe te na tregoje se Berisha eshte me i devotshem se Toma apo dikush tjeter per te qene ne parlament. Dhe meqe eshte fjala per Gerdecin, le te ndihmoje te ekstradohet shefi i Shtabit te Ushtrise ne ate kohe Luan Hoxha, i cili tregoi ne Ambasade se si ishte problemi, dhe nuk ia dhane ate drejtesise shqiptare, e cila e denoi 15 vjet, ndersa ajo i dha strehim politik. Pse? Çfare di gjenerali qe u "djeg" atyre dhe 'miqve' te tyre ne Tirane? Po Drejtesia shqiptare, aq shume e propoganduar prej tyre si thelbi dhe themeli i demokracise, pse hesht? Nese gjykimi i Luan Hoxhes ishte jo konform ligjit le t'i japin pafajesine atij dhe "gojet e liga" mbyllen.Keto etj "patate te nxehta" qe kane lidhje me Berishen dhe qe ne disa raste ambasadat e USA ne Shqiperi kane mbyllur nje sy lene perhstypje shume te keqe ne opinionin e shendoshe shqiptar qe dhe me keto dyshime, tek shteti Amrrikan, e kane besimin te pa lekundur, por jo dhe te disa nepunes se saj ne Uashington apo ne Tirane, qe mund te jene miqte e Fatmir Mediut, Sali Berishes e ndonje tjetri.

  • LORA: 25/03/2021 22:27

    Respekt Bledi Mane,per argumentin shterues,,,fakt per cdo shqiptar qe rron me djersen e vet. "Meraku" i Ambasadores Amerikane per Tom Doshin eshte fyerje per logjiken dhe nderin tim ,si shqiptare.Ne tri dekadat e fundit Shqiperise time i jane bere eksperimentet me makabre prej kupoles se babaleve,,,te cilet meritojne trikembeshin ,jo kandidimin per ligjvensin e shqiptarve.Pikerisht keta nuk i permend Juri Kim,,,,duke tentuar ti mbuloje (mbroje) me figuren e Tom Doshit.Ne kete mision zonja Ambasadore eshte ,per mua, ne nje pozicion vetposhterues.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës