E dashur Kosovë, të pëlqen Albin Kurti? Është si Sali Berisha, ndaj ti vendos!

E dashur Kosovë, të pëlqen Albin Kurti? Është si Sali Berisha, ndaj ti vendos!

Albin Kurti ripropozohet si kryeministër i Kosovës. Kam besim në zemrën dhe në zgjedhjet e popullit të Kosovës. Ndër shqiptarë, u lindën dhe u rritën më të lirë nën ish-Jugosllavi, kur ne përpëliteshim në rrjetën më të tmerrshme dhe mbytëse të lirisë që qëndisi “shqiptari” Enver Hoxha me të tijët në Shqipëri. Shqiptarët e Kosovës edhe pse nën serb dhe kaluan tortura të papërshkruara me fjalë, njohin më shumë se ne lirinë, pronën, drejtësinë, dhe njeriun e drejtë, të paqtë dhe të mirë. E kanë treguar. Faktet dhe zgjedhjet që kanë bërë e kanë treguar më mirë se 1000 fjalë.

Edhe fjalët e Albin Kurtit ishin ndër më të bukurat të thëna nga një shqiptar, por të ndryshme qëlluan veprimet e tij. I paekuilibruar dhe i pamatur me pushtetin në dorë, tregoi se si qëllimet e mira, kur ngjitesh në majën e tempullit të pushtetit, mund të corientojnë dhe dëmtojnë.

Tani ripropozohet, shumë prej tij presin të përmirësohen dhe të ndryshojnë. Do të ishte një mrekulli, por dyshoj duke parë disa zgjedhje të tij. “Më thuaj me kë rri, të të them se cili je”, thonë fjalët e urta të popullit shqiptar. Albin Kurti në Shqipëri zgjodhi haptazi e qartazi Sali Berishën dhe politikën e tij si të ngjashëm dhe doli krah tij për t’i orientuar shqiptarët duke treguar se jam si ai. Kandidatët e Vetëvendosjes kanë nisur të propozohen edhe në Shqipëri. Vetëm dy pyetje: A po respektojnë ligjin në prezantimin e kandidaturës? A janë regjistruar ata ne gare duke u treguar të përulur e të thjeshtë ndaj rregullave elementare të demokracisë?

Thënë kjo, ose më mirë, e bërë kjo, u takon shqiptarëve të Kosovës të bëjnë zgjedhjen që duan. Nga Shqipëria mund të dëshmojmë vetëm se Sali Berisha ndoshta mund të jetë një baba i mirë, një gjysh i mirë, një bashkëshort i mirë, por e gjithë politika e prodhuar në këtë tranzicionin tonë të gjatë e të lodhshëm në Shqipëri ishte politika e klanit, jo e shtetit, politika e fisit, jo e shqiptarëve. Është e vërtetë, kush iu bind Sali Berishës arriti parajsën pasurore dhe të lirisë individuale, por kush nuk qe dhe nuk është dakord me të, shpesh pa ferrin në tokë e vazhdon ta shohë përmes lincimeve publike nga më të egrat të prodhuara nga një politikan e ish-burrë shteti në vetë të parë, në një vend që synon të jetë europian dhe në Europë.

Dhe nga “masakra” e Sali Berishës, idhullit të Albin Kurtit nuk shpëtojnë as shqiptarë dhe as të huaj. Sot keni të freskët letrën e lamtumirës së shefes së ONM, Genoveva Ruiz Calavera. E palëkundur për të vazhduar reformimin e drejtësisë nga sistemi më i deformuar që është parë ndonjëherë të instalohet pas atij të diktaturës, por e lënduar nga ato sulme cnjerëzore që vetëm një politikan si Sali Berisha dhe ndjekësit e tij dinë të bëjnë ndaj kundërshtarëve:…Më vjen keq që gjatë muajve të fundit, institucionet e vetingut, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), si dhe vëzhguesit ndërkombëtarë dhe stafi i tij kanë qenë shënjestër e një trysnie të paprecedentë dhe të padrejtë, keqinformimit dhe sulmeve e shpifjeve personale. Kjo po u shkakton shumë dhimbje dhe vuajtje personale atyre që janë më se të përkushtuar për ta ndihmuar Shqipërinë. Këto sulme synojnë ta shmangin reformën dhe të dëmtojnë zbatimin e saj të mëtejshëm. Por në vend që ta dobësojnë vendosmërinë tonë, ato na japin një shtysë të përtërirë, pasi ato vërtetojnë se reforma funksionon dhe se rezultatet e saj kanë nisur të prekin interesat personale dhe individët që kanë përfituar jashtëzakonisht shumë nga një status quo thellësisht e korruptuar…shkruan një grua si Calavera e që nuk është e vetme. I kujtoni fjalët për Ina Ramën, për ambasadorët?

Politika “alla Sali Berisha” është ndër më të shëmtuarat politika të instaluara në Ballkanin Perëndimor dhe Albin Kurti kishte shancin të ishte një politikan ndryshe, por nuk arriti dot. Ai haptazi në takime e preferenca tregoi se i pëlqen ajo cka Berisha në Tiranë prodhoi. I pëlqen e njëjta gjë dhe Kosovës? Është koha të reflektojë. Ndryshe egërsia, egërsia dhe vetëm egërsia, është ajo që Albin Kurti nga Sali Berisha e të tijët do të mundë në Kosovë, nga Shqipëria, të importojë. 

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 01/02/2021 18:10

    Berisha kafshe prehistorike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë