Partnerja e pronarit të Chelseat, Roman Abramovich ka ngjallur një lumë komentesh në mbarë botën për veprimin e saj të konsideruar racist.

Ditën kur bota kujtonte Martin Luther King online, u postua një foto ku dukej Dasha Zhukova e ulur mbi një karrige që ka formën e një gruaje me ngjyrë, gjysmë e zhveshur.

Imazhi shokues i Dasha Zhukova u përdor për një blog për modën në Rusi, i quajtur Buro 24/7.

Por komentet vërshuan me shpejtësi dhe editorja e blogut u detyrua që ta fshijë foton.

dasha zhukova

Vetë Zhukova ka kritikuar blogun që ka përdorur këtë foto, ndërsa ka kërkuar falje.

“Kjo është një fotografi e pabesueshme raciste”, thonë nga Organizata për lirinë e femrave.

Fotografia është përshkruar si “dominim dhe superioritet i racës së bardhë”.

(b.t/shqiptarja.com)