KORÇË- Një 36-vjeçare është arrestuar në Korçë, pasi në gjendje të dehur dyshohet se ka vjedhur një automjet në fshatin Plasë të Korçës, dhe më pas ka tentuar të largohet duke mos pasur leje drejtimi, por ka përplasur dy automjete të tjera.
Policia ka arrestuar 36-vjeçaren, Anjeza Lilollari.
Si pasojë e aksidentit, ka pasur për fat të mirë vetëm dëme materiale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasen A. L., 36 vjeçe, banuese në fshatin Plasë, Maliq, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet, me të cilin duke qenë në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, ka përplasur 2 automjete të tjera dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.