Barcelona ka nisur fazën përgatitore të sezonit të ri, teksa që në ditën e parë ka ndodhur një situatë komike, pasi rojet e sigurisë nuk kanë lënë një nga lojtarët të futej në kompleks, duke mos e njohur.
Nëse një ditë Pau Prim bëhet yll i Barcelonës, me siguri do të ketë një anekdotë të madhe se si ka qenë kontakti i tij i parë me ekipin e parë. Përgatitjet për sezonin e ri nisën sot në Barcelonë dhe i pari që u shfaq në takimin e parë të skuadrës ishte 17-vjeçari Prim , i cili u dërgua në qendrën stërvitore nga nëna e tij.
Rojet e sigurisë nuk e njohën të riun, i cili së fundmi luante në kampionatin evropian për U-17, ndaj nuk e lejuan të futej në qendrën stërvitore, por për këtë arsye kontrolluan në klub nëse Prim ishte vërtet i ftuar në përgatitjet e ekipit të parë dhe pas një përgjigje pohuese, i lejuan hyrjen në qendrën stërvitore që mban emrin e themeluesit të klubit, Joan Gamper.
Interesant është fakti se në vendngjarje kanë qenë edhe shumë gazetarë, të cilët kanë bindur rojet e sigurisë se Primi ishte vërtet lojtar i Barcelonës, por gjithsesi rojet e sigurisë preferuan të kontrollonin me klubin nëse kjo ishte e vërtetë.
Prim është një mesfushor-mbrojtës që konsiderohet si një nga lojtarët më të talentuar të brezit të tij në Spanjë. I riu, i cili shkëlqeu në Euro U17, është një nga të rinjtë e shumtë që trajneri i Barcelonës Xavi ka ftuar në stërvitje me ekipin e parë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Dhjetor, 10:22
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?
-
Po
37.9%
-
Jo
52.5%
-
Nuk e di
9.6%
Vota total: 836
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GOLAT/ Barcelona tetë fitore radhazi në La Liga, katalanasit mposhtin 0-2 Villarrealin dhe shkëputen nga 'Galaktikët'
21 Dhjetor, 18:18
-
GOLAT/ Dy fitore radhazi në La Liga, Atletico Madrid 'likuidon' 0-3 Gironan në Katalonjë
21 Dhjetor, 16:14
-
GOLAT/ Fitore me vuajtje, Barcelona mposht 0-2 Guadalajaran në Kupën e Mbretit
17 Dhjetor, 11:45
-
Rapinha nderon Barcelonën, Salah rikthehet me asist te Liverpool! Broja titullar, por Brighton humbet sërish (VIDEO)
13 Dhjetor, 21:03
-
GOLAT/ Atletico Madrid gjen suksesin pas dy humbjeve radhazi, fiton 2-1 kundër Valencias
13 Dhjetor, 15:58
-
Barcelona merr një surprizë 'të artë' në prag festash, telefona të personalizuar për futbollistët
12 Dhjetor, 14:04
-
Champions League/ Liverpooli lë pas krizën, mposht 0-1 Interin në Milano! Tri pikë për Barçën e Bayern, Atalanta e Gjimshitit përmbys Chelsean
9 Dhjetor, 23:01
-
Champions League/ Sot Inter - Liverpool dhe Atalanta - Chelsea, Bayern e Barcelona luajnë në shtëpi! Kairat - Olympiacos luhet në -20 gradë
9 Dhjetor, 11:41
-
VIDEO/ Spektakël me tetë gola, Barcelona përmbys 3-5 Betisin në Sevilla dhe mbetet në krye të La Ligas
7 Dhjetor, 13:32
-
GOLAT/ Real Madridi fiton 0-3 në Bilbao dhe ndjek Barçën kryesuese të La Ligas, Mbappe dy gola dhe një asist
4 Dhjetor, 12:01
-
GOLAT/ Barcelona përmbys 3-1 Atl. Madridin dhe mban kreun e La Ligas, Lewandowski gabon penalltinë
3 Dhjetor, 09:04
-
Firma e Destiny Kosiso, talentit 12-vjeçar të Barcelonës që shënoi 145 gola: A është e ligjshme?
27 Nëntor, 11:29