GREQI- Kamerat e sigurisë e kanë regjistruar të gjithë momentin e vrasjes së 45-vjeçares shqiptare Julieta Obzova në Nea Smyrni të Athinës nga 48-vjeçari shqiptar, Altin Allmuça i cili më pas vrau edhe veten. Autoritetet greke po hetojnë kryesisht pistën e një krimi për motive xhelozie.
Sipas mediave greke, një kamera sigurie e pallatit ka regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit dhe momentet e fundit të viktimës. Nga pamjet rezulton se autori kishte parkuar makinën pranë pallatit dhe më pas ishte afruar në hyrje, ku kishte pritur që 45-vjeçarja të dilte.
Kur shqiptarja doli nga pallati, Allmuça iu afrua dhe të dy biseduan për pak minuta. Më pas, 48-vjeçari dyshohet se e kërcënoi gruan me revolver dhe e detyroi të ulej në gjunjë. Kamerat e sigurisë e kanë regjistruar edhe momentin kur Allmuça nxjerr armën dhe qëllon 2 herë ndaj shqiptares duke e lënë të vdekur në vend. Më pas, 48-vjeçari kryen vetëvrasjen.
Dyshohet se Allmuça dhe Obzova kishin pasur një raport intim, ndonëse 48-vjeçari rezulton të jetë i martuar dhe baba i një fëmije. 45-vjeçarja shqiptare, ishte e divorcuar dhe jetonte së bashku me vajzën e saj të mitur. Kjo e fundit nuk ndodhej në banesë në momentin kur ndodhi krimi. Sipas mediave greke, 45-vjeçarja kishte pasur më parë një marrëdhënie me 48-vjeçarin, por lidhja mes tyre kishte përfunduar.
Hetuesit po verifikojnë edhe dëshmitë e personave të afërt me çiftin, sipas të cilave 48-vjeçari dyshohet se ishte xheloz dhe se në të kaluarën e kishte kërcënuar atë. Megjithatë, deri tani policia nuk ka gjetur në bazat e saj të të dhënave denoncime apo raste të regjistruara të dhunës në familje mes 48-vjeçarit dhe viktimës. Autoritetet po marrin dëshmitë e familjarëve, miqve dhe personave që i njihnin të dy, për të përcaktuar nëse përveç marrëdhënies personale dhe xhelozisë kishte edhe konflikte të tjera që mund të kenë çuar në krim.
Në fokus të hetimeve është edhe aktiviteti i 48-vjeçarit në rrjetet sociale, ku ai shfaqej duke pozuar me armë, duke u stërvitur në Krav Maga dhe duke ekspozuar tufa me para, duke përcjellë imazhin e një “luftëtari”. Mes përmbajtjeve që kishte rishpërndarë kishte edhe postime për Alket Rizain, shqiptarin e dënuar për krime të rënda në Greqi, por mediat greke theksojnë se kjo nuk provon ndonjë lidhje mes tyre.
Postimi i Allmuçës për Alket Rizain
Një pjesë e rëndësishme e hetimit është edhe e kaluara e 48-vjeçarit në Shqipëri. Në vitin 2016, Altin Allmuca është arrestuar në Tiranë, pasi kishte kryer raport seksual me dhunë me bashkëshorten kundër dëshirës së saj. Gjithashtu, ndaj 48-vjeçarit ishte ngritur gjithashtu një padi për përndjekje.
-
Ju shuft rraca e mos paft drite as ne ate jete. Pleher me i then dhe plehu ka vlera, po ketij sdi ti gjej asnje emer pervecse nje i humbur e i shuar e ju shoft rrenja vet. Kaq
Përgjigju








Komente
Komento