Para se të shkonte për të vrarë ish të dashurën shqiptare, 48-vjeçari Altin Allmuça mësohet se i la bashkëshortes së tij 1 mijë euro, duke i thënë: “Mbaji që të kesh para”. Më pas ai u nis drejt Nea Smyrnit, ku vrau 45-vjeçaren Julieta Obzova dhe më pas veten.
Bashkëshortja e 48-vjeçarit u ka treguar hetuesve se prej rreth 18 muajsh kishte vënë re një ndryshim të madh në sjelljen e tij. Sipas saj, ai mungonte shpesh nga shtëpia dhe kishte net kur flinte diku tjetër, ndërsa ajo nuk e dinte se ku qëndronte apo nëse kishte një marrëdhënie me një grua tjetër.
Gruaja ka deklaruar gjithashtu para autoriteteve greke se kishte frikë prej bashkëshortit të saj.
Në vitin 2016, Altin Allmuca është arrestuar në Tiranë, pasi kishte kryer raport seksual me dhunë me bashkëshorten kundër dëshirës së saj. Gjithashtu, ndaj 48-vjeçarit ishte ngritur gjithashtu një padi për përndjekje.
Lajmi kryesor:
E detyroi të gjunjëzohej dhe e qëlloi 2 herë për vdekje! Si u vra shqiptarja nga ish i dashuri në Greqi, kamerat filmuan gjithçka








