Kodër Krasta në Elbasan vazhdon të digjet prej mesditës së djeshme.

Me gjithë punën e bërë gjatë ditës, nuk është arritur që të lokalizohen dhe fiken flakët.
 
Për shuarjen e zjarrit u angazhuan disa zjarrfikëse të Elbasanit dhe qyteteve fqinjë, por terreni i thyer nuk ka lejuar që ata të arrijnë të shuajnë zjarrin.
 
Siç duket edhe nga pamjet, kodra e Krastës është përfshirë e gjitha nga flakët. Në një kohë kur shërbimi zjarrfikës nuk po ia del të neutralizojë zjarrin, ajo që do mbetet pas flakëve do jetë thjeshtë shkrumbimi i pishave të kësaj zone e cila njihet si “mushkëria” e Elbasanit. 

[gallery]23351[/gallery]
zjarr kraste diten
(Zjarri në Kodër Krastë, Elbasan)