E dhunoi se kishte lindur vajzë, 22-vjeçarja shqiptare mbahej ‘e burgosur’ bashkë me të bijën nga burri në Greqi! Fqinjët: S'e kemi parë kurrë

E dhunoi se kishte lindur vajzë, 22-vjeçarja shqiptare mbahej ‘e burgosur’ bashkë me të bijën nga burri në Greqi! Fqinjët: S'e kemi parë kurrë

28 vjecari që dhunonte gruan

Një ngjarje e tmerrshme është zbuluar në Greqi, ku një 22-vjeçare shqiptare dhunohej barbarisht dhe mbahej mbyllur bashkë me vajzën nga bashkëshorti i saj. Ishin të bërtiturat e të resë dhe e qara e vajzës, që shpëtuan këto të fundit nga tmerri që përjetonin prej më shumë se dy vitesh.

Është vetëm 22 vjeçe, por hallet për të kanë nisur shumë shpejt. Për dy vite duroi dhunën barbare nga bashkëshorti i saj, me të cilin ka një vajzë që për ironi të fatit është kthyer në “mollën e sherrit” mes dy prindërve të saj.

Ngjarja e rëndë, ka ndodhur në një fshat te Volosit në Greqinë qendrore, ndërsa viktima e dhunës është Dafina Kurti dhe vajza e saj e mitur.

Çdo gjë u mësua pas episodit të fundit të dhunës që ushtroi 28-vjeçari, Aurel Gëzim Kurti.

Fillimisht ishin të bërtiturat e gruas së re e cila kërkonte ndihmë dhe zëri i fëmijës që qante me të madhe, për të kuptuar se sërish dhunuesi kishte nisur ti godiste. Pas kësaj fqinjët goditën portën e banesës derisa e detyruan ta hapë dhe gjetën brenda 22 vjeçaren Dafina Kurti, me shenja në qafe të krijuara prej tentativës për ta mbytur atë.

Sipas policisë greke, menjëherë autori ka tentuar të largohet, por banorët e mbajtën me force deri në mbërritjen e policisë, e cila e arrestoi dhe e dërgoi në drejtorinë e policisë së Volosit, ku edhe viktima tregoi se mbahej e mbyllur në banese prej 2 vitesh.

Sipas mediave greke, të cilave shqiptarja.com u referohet autori e dhunonte shpesh të renë dhe nuk e lejonte të dilte nga shtëpia. Të njëjtën sjellje kishte edhe ndaj vajzës 2.5 vjeç të çiftit te cilin autori e dhunonte herë pas herë, madje nuk lejonte që ai të vizitohej nga mjekët, siç duhet normalisht të ndodhë me fëmijët e vegjël.

Gruaja e re dhe fëmija u dërguan në një banesë sociale dhe u morën në mbrojtje prej autoriteteve, ndërsa ndaj autorit u ngritën akuza të rënda si plagosje e rëndë me dashje, pengmarrje, dhunë në familje, dhunë ndaj të miturve etj, të cilat do ti kushtojnë atij disa vite burg.

Aktualisht i riu është arrestuar, ndërsa nëna dhe vajza e mitur janë pajisur me urdhër mbrojtjeje. Çifti ishte martuar para 4 vitesh dhe që atëherë ishin vendosur në Volos ku 28 vjeçari dhunues punonte në ndërtim, ndërsa viktima mbahej e mbyllur në banesë. Ndërkohë sipas dëshmisë së fqinjëve të çiftit shqiptarë, thuhet se vajza nuk është parë thuajse kurrë të dilte, dhe në rastet kur e kanë pikasur, ka qenë e veshur nga koka te këmbët.

“Nuk e kemi parë kurrë gruan. E dinim që këtu jetonte një çift shqiptar, por këtë vajzë nuk e kishim parë kurrë. Të gjithë pyesnim se çfarë po ndodhte brenda asaj shtëpie, por nuk mund të bënim asgjë. Nuk e dinim se çfarë po ndodhte”, thotë një grua.

“Ajo ishte e veshur nga koka te këmbët”, thotë një tjetër banorë.

“E kam parë shumë rrallë. Dilte vetëm deri në kopsht. Dy ose tre herë gjatë viteve. Nuk e pashë kurrë jashtë oborrit të shtëpisë duke lëvizur, apo duke bërë pazar. Dhe as që e kisha parë kurrë fëmijën”, rrëfen ai.

Autori do të dërgohet në gjykatë paraditen e së martës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:59
Publikohen pamjet, kjo është shtëpia ku u mbyll dhe torturua për dy vite 22-vjeçarja shqiptare në Greqi

Mediat greke kanë publikuar pamjet e banesës ku mbahej e mbyllur dhe torturohej për gati dy vite 22-vjeçarja shqiptare Dafina Kurti, nënë e një vajze dy vjeçare, nga bashkëshorti i saj Aurel Kurti në Greqi.

 

Ora 18:59
Greqi/ 'Kam qenë shumë herë afër vdekjes', rrëfimi i 22 vjeçares shqiptare që u mbajt e 'burgosur' për dy vite nga burri sepse lindi vajzë

1695488842_1139696x433.jpg

22-vjeçarja Dafina Kurti ka tronditur gjyqtarët dhe hetuesit grekë, me rrëfimin e saj mbi torturën nga bashkëshorti i saj prej më shumë se dy vitesh.

Gruaja 22-vjeçare tregoi se erdhi në Volos në vitin 2021 nga Shqipëria, pas martesës me bashkatdhetarin e saj 28-vjeçar, Aurel Gëzim Kurti një person mizor, “i egër” dhe nuk mësoi kurrë të fliste greqisht, sepse nuk kishte pasur kurrë kontakt me asnjë njeri.

Mediat greke, gegonota.news dhe protothema raportojnë se e reja ka rrëfyer se me të mbërritur nga Shqipëria në Volos, bashkëshorti e ka ndaluar 22-vjeçaren të ketë çdo kontakt me botën e jashtme dhe shtëpia e tyre dukej e pabanuar. Kur lindi fëmija, ata jetuan për pesë muaj me qepena të mbyllura. Nëna dhe foshnja nuk e panë dritën e diellit. Në oborr dhe vetëm në oborr u lejuan të dilnin, pas pesë muajsh. Mbrëmjen e djeshme dhe teksa gruaja bërtiste, britmat që ishin dëgjuar dher më parë, të dhunës dhe rrahjeve mobilizuan lagjen. Fqinjët dolën jashtë shtëpisë dhe i trokitën në derë, ndërsa thirrën policinë.

22-vjeçarja nuk di greqisht dhe me ndihmën e një bashkatdhetari u shpjegoi mjekëve dhe policisë se e kapën bashkëshortin pak para se ta vriste duke i futur duart në fyt.
“Kam ngrënë dru edhe më të fortë, kam qenë shumë herë afër vdekjes. Ai më kërcënoi se nëse ikja në Shqipëri do të vinte dhe do të vriste prindërit e mi”, tha ajo në dëshminë e saj dhe e cilësoi burrin si një njeri që ndiqte rregullat e mafies.

M.T/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/09/2023 02:54

    Me siguri martese /e rregulluar/ dhe kjo! Autorin kane per t'a nxjerre /te manget/.Te shohim nese bashkeshortja do te gjeje guximin t'i jape duart /for good/.

    Përgjigju
  • Edi25252: 23/09/2023 20:38

    Nuk dihet si është e vërteta . Koha do ta tregojë

    Përgjigju
  • ELIS: 23/09/2023 19:13

    PO MA JEP MUA ATE ENGJELLIN E VOGEL PO SE DESHE HAJVAN I NDYRE FEMIJA ESHTE ENGJELL QE TA KA DHURUAR ZOTI I MADH ISHALLA PAS KESAJ TE JEP ZOTI NJE DJALE QE KUR TE RRITET TE ZHDEPO NE DRU.

    Përgjigju
  • Pulisic: 23/09/2023 15:24

    Keta shqiptaret lan koqen e namit kudo. Dalin jevgogreket dhe perbuzin gjithe shqiptaret, a thua sikur jemi te gjithe njesoj.

    Përgjigju
  • e drejta: 23/09/2023 15:12

    O ZOT CFARE KAFSHESH QE MBAN MBI DHE....

    Përgjigju
  • Shkodra: 23/09/2023 14:33

    Cfare kafshet?! A nuk e din ky idioti se gjinia e femijes varet nga burri e jo nga gruaja??? Injorant. Ajo zonja ta divorcoje sa ma pare se e ka jeten te ne rrezik me kete specje qe vec njeri nuk eshte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja