E dhunuan militantët e PD, Fisnik
Gjoni: Turp, Basha nuk reagoi!
VIDEO/Si u dhunua nga turma Gjoni

E dhunuan militantët e PD, Fisnik<br />Gjoni: Turp, Basha nuk reagoi!<br />VIDEO/Si u dhunua nga turma Gjoni
KAVAJE- Fisnik Gjoni i cilësuar si "Pishtari i Demokracisë" më 13 shkurt u dhunua në Kavajë nga simpatizantë të PD-së gjatë takimit të Bashës gjatë një tubimi tre ditë më parë.

Gjatë një interviste për Report TV, ai e ka cilësuar dhunën e ushtruar ndaj tij një gjest të turpshëm jo vetëm për të, por për të gjithë pishtarët e demokracisë. 

"Gjesti që më bën mua ishte shumë i turpshëm. Për mua janë dhunuar të gjithë pishtarët e demokracisë, jo vetëm pishtarët e Kavajës. Unë nuk e quaj më Parti Demokratike unë e quaj fole grerëzash", u shpreh Gjoni . 

Gjoni sqaron gjithashtu se në atë takim të Bashës nuk reagoi për të mbrojtur ish-kryebashkiakun Elvis Rroshi, por për gjendjen në të cilën PD e la Kavajën dhe ndryshimin që pësoi gjatë qeverisjes socialiste. 

"Unë nuk e mbrojta Rroshin, i dola në krah në këtë kuptim që shihe si e ka bërë Kavajë, mos e shani, doni të përmbysni qeverinë hajdeni ta përmbysim. Rroshin lëreni,  ka punuar. Në qoftë se këtu në PD del dikush që punon më shumë se Rroshi le të vijë", tha ai. 

Por edhe pse ndjehet i dhunuar dhe i poshtëruar nga partia për të cilën ai kontribuoi, që në hapat e parë, "Pishtari i Demokracisë", Fisnik Gjoni tregon për krijimin e Partisë Demokratike në Kavajë, ditën kur Azem Hajdari shkoi për herë të parë dhe kur kërkoi mbështetjen e të rinjve kavajas për grevën e urisë. 
 
"Për herë të parë në Kavajë ka ardhur Azem Hajdari  vetë i tretë. Ne patën thënë që do vijnë tre veta. Komunizmi në Kavajë atëherë kishte marrë fund. Azem Hajdari kishte ardhur me këtë qëllim: Duam çunat e Kavajës që të hyjnë në grevë urie. Dhe shpalosëm aty dumim, madje ishim gati të kapnim edhe armët, do shkonim në Tiranë edhe në këmbë po të ishte nevoja" tha  për Report TV Gjoni.

Dikur lokali i tij në Kavajë mbante emrin "Pishtari", dedikuar nderimit që iu bë nga shteti për kontributin e në ardhjen e demokracisë në vend. Por sot, Fisnik Gjoni shprehet se në PD nuk ka më vend për pishtarët dhe se burrat e mirë dhe me kontribute u larguan. 

"Njerëzit që hyn në PD, që eliminuan shumë njerëz të mirë në Kavajë, shumë burra të mirë, se unë nuk kisha shkollë, Halit Shamata vinte gjithmonë këtu te unë se unë kisha një lokal që ia kisha vënë emrin “Pishtari i Demokracisë” , u shpreh Gjoni . 

Fisnik Gjoni tregon me nostalgji edhe demonstratën e 26 marsit 1990, e cila është cilësuar edhe demonstrata që inicioi ndryshimet radikale në vend.

Sipas Gjonit në atë kohë ai dhe qindra djem të rinj të Kavajë u hodhën në shesh për të këkruar lirimin e shokëve të tyre, dhe për të kundërshtuar regjimin komunist nën thirrjet “Liri Demokraci”.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Tërmeti i fortë shkund Tajvanin dhe lëkund kullat qindrakatëshe! Ja sa ishte forca sizmike dhe epiqendra

Tërmeti i fortë shkund Tajvanin dhe lëkund kullat qindrakatëshe! Ja sa ishte forca sizmike dhe epiqendra