Një gazetar nga Prishtina i telefonoi kolegut të tij Avni Zogiani për t’i marrë një opinion për administratën që “konsumonte” orët e destinuara për punë, në kafe, duke bërë asgjënë e famshme. Zogiani e dëgjoi dhe iu përgjigj se ata të administratës do të bënin mirë të rrinin më gjatë në kafe, e nëse nuk do të shkonin në zyrë fare, do të ish’ akoma më mirë. Të paktën kështu nuk do të vidhnin më, tha me të drejtë. Gazetari e mbylli i shqetësuar, sepse me siguri priste përgjigjen klishe, atë sipas së cilës administrata që paguhet me paratë publike do të duhej të ishte në krye të detyrës. Sikur kjo të ishte e vërtetë. Por Avni Zogiani nuk e gënjen më veten duke besuar se po të mbyllim sytë mund të transformohemi në perëndimorët e zakonshëm ku administrata në punë, është administratë në punë. Papërgjegjshmëria duket se nuk ka karakter nacional. Një perëndimor që punon në Kosovë apo Shqipëri duket se sillet njësoj. Ai humb kohën në kafe, tenton të ketë preferencat e tij në përzgjedhjen e stafit që duke bërë sikur punon në Ballkan, performon imazhin e gabuar të një perëndimi që vetëm bën sikur. Këtu lindin probleme që nuk lidhen vetëm me humbjen ekonomike.
Shansi që u jepet politikanëve tanë për të treguar talentin në marrëdhëniet e reja, merr menjëherë trajtën e auto-denoncimit popullor, atë të paaftëve për të ndryshuar situatën në realitet. Për BE-në, kjo është mënyra e vetme se si të huaj dhe shqiptarë (pseudo të izoluar), transferohen në mënyrë skizofrenike në raportet e përbashkëta. Paragrafët e shkruara nga teknikë të përsosur, lundrojnë mes naivitetit dhe të vërtetës së thënë me takt. Jemi një vend demokratik, por njëkohësisht gjykatat nuk janë funksionale. Drejtësia është e pamundur, dhe ndërkohë jemi më mirë se një vit më parë, periudhë kur politika e nëpërkëmbte njësoj pushtetin gjyqësor. Pritet të privatizohet Albpetroli, 10 herë më lirë se sa vlen realisht, por situata mund të përmirësohet. Ëhë, po kur? Në momentin kur të mos ketë më asgjë publike? Do të vijë një ditë kur s’do të ketë më asgjë për të korruptuar politikën dhe administratën. Ditën kur gjithçka të jetë përvetësuar dhe hajdutët e saj do të jenë publikisht pronarë të ndershëm. Si në paragrafët me gërma të përforcuara tek libri i fizikës së klasës së tetë: asgjë nuk krijohet, zhduket apo shkatërrohet, por vetëm transformohet.
Kur të dalë nga skena korrupsioni, pas vitesh me rradhë raportesh me optimizëm jo real, do të kemi mbijetuar vetëm për shkak të auto ironisë dhe bindjes kolektive se jemi ndryshe nga ata të tjerët. Se për perendimorët, megjithëse e dinë se raportet vlejnë vetëm për rrogat e tyre dhe jo për të luftuar ndonjë fenomen negativ, përsëri do të jemi njerëz të klasit të dytë. Perëndimorët, që realisht kanë ende në këmbë një sistem për t’u marrë si model e për t’u patur zili (që ende tentojmë të kopjojmë), e dinë fare mirë se ata vetë në botën shqiptare po sillen si vendasit. Kjo nuk i pengon të marrin pozicionin e superiorit që kontrollon korrupsionin, që duket qartë se nuk luftohet me raporte, apo kërkesa për reforma të pjesshme në politikë. Qoftë perëndimorët, qoftë shqiptarët e dinë të vërtetën, por të dyja palët kanë besim të plotë në teatrin integrues për një shtet efektiv. Të dyja palët janë të ndërgjegjshme se pala tjetër e di të vërtetën, që nuk ka lidhje fare me performancën, por performanca në fund mbetet si e vërteta, që për shkak të besimit të verbër (s’dihet se të kujt), nuk mund të kundërshtohet.
Ky paradoks e ka sjellë situatën në pikën që është veç faji i punonjësit dembel që po ngadalësohet procesi i vjedhjes kolektive. Administrata e ngadalshme humb kohën në kafe duke vonuar përgatitjen e dokumentacionit, që megjithëse në çdo element të tij ka bazë ligjore, passjell sidoqoftë grabitje të një të mire të krijuar me mund nga brezat paraardhës. Administrata e kafes është dhe transparenca e një të vërtete të vërtetë që nuk mund të kontestohet. Ky shtet nuk është shtet. Është thjesht një moment kilometrik tranzicioni që nuk do të çojë tek demokracia siç dhe pritej në vitet e fillim ’90-s. Ky tranzicion po na çon drejt privato-demokracisë, ku demokratike do të jetë vetëm e vërteta që në fund gjithçka u përvetësua, pa takt. Të vetmit partizanë ishin përtacët, e atyre do t’u ngremë monument, nëse një ditë e gjithë kjo do të mbarojë.
(Material i marë në Facebook)
/Shqiptarja.com