Sipas parashikimit të sinoptikanëve, dita e sotme do të karakterizohet me vranësira që prej mesnatës dhe gjatë gjithë ditës në veriperëndim, perëndim dhe qëndrën e vendit.
 
Meteoalb parashikon se në mesnatë një sistem vranësirash u vendos  mbi territorin shqiptar duke gjeneruar shira fillimisht në veriperëndim dhe gradualisht në gjithë vendin.
 
Zonat më problematike do të jenë veriperëndimi, perëndimi dhe qendra e territorit, ku gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit do të ketë dhe rrebeshe shiu, ndërsa në zonat lindore dhe juglindore shiu do të jetë më i pakët.
 
Gjatë paradites reshjet e shiut dotë pakësohen dhe në mesditë do të ketë sërish rrebeshe afatshkurtra në qëndër të territorit.
 
Në bregdet dhe zonat e ulëta do të ketë prani të reshjeve të dobëta të shiut që do të jenë prezente deri në mbrëmje.
 
parashikimi i motit
(zonat dhe oret më problematike)

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com