E diela e zgjedhjeve, moti nesër me diell e temperatura të larta

Dita e nesërme, kur shqiptarët do të votojnë, duket se do të favorizohet edhe nga moti. Pas javësh me mot të paqëndrueshëm e temperatura e të ulëta, kjo e diel do të na sjellë më në fund pranverën. Meteorologia Tanja Porja tha për "Report TV" se dita e nesërme do të mbizotërohet nga moti i mirë me diell dhe se temperaturat do të pësojnë një ndryshim të madh. Në ultësirën perëndimore temperaturat pritet të shkojnë nga 20-23 gradë celsius, ndërsa në zonat malore nga 17-18 gradë celsius.

"Ka filluar përmirësimi i motit dhe prite që re diela të jetë me mot të kthjellët në të gjithë vendit dhe temperaturat prite të pësojnë një ndryshim të madh në krahasim me javë, do sjellë rritje me të paktën 8-9 gradë dhe në shumë zona edhe 10 gradë. parashikohet që në ultësirën perëndimore temperaturat të luhaten ng a20-23 gradë, në zonat malore do kemi vlerat 17-18 gradë, edhe në Bajram Curr, Peshkopi, Kukës. Do jetë një ditë pranverore, do jetë me diell thuajse e gjithë dita", tha Porja.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen