E diela me kthjellime dhe vranësira në zonat malore, por nuk do të ketë reshje

E diela me kthjellime dhe vranësira në zonat malore, por nuk do të ketë reshje

Ditën e sotme moti mbi vendin tonë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta që do të mbizotërojnë gjatë paradites në të gjithë territori, ku më të dukshme do të paraqiten në zonat malore ndërsa mundësia për reshje është shumë e ulët.

Pasditja dhe orët vijuese do të përmirësojnë dukshëm kushtet e motit duke bërë që kthjellimet të dominojnë në vend. Temperaturat e ajrit ulen gjatë mëngjesit por mbeten të pandryshuara në mesditë  duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 39°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor  duke krijuar brigjet detare dallgëzim 3-4 ballë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Nëse keni përjetuar një problem dashurie...çfarë thonë yjet për ju sot

Nëse keni përjetuar një problem dashurie...çfarë thonë yjet për ju sot