E diela me shi në të gjithë vendin, dëborë në zonat e thella malore

E diela me shi në të gjithë vendin, dëborë në zonat e thella malore

Mbi vendin tonë deri në mesditë i gjithë territori do të dominohet nga vranësira të dendura dhe reshje shiu në zonën e ulët dhe bregdet por do të ketë reshje dëbore në zonat e thella malore.

Ndërsa pasditja do të sjellë përmirësim të motit  duke bërë që kthjellimet të jenë dominante në të gjithë Shqipërinë dhe reshje të pakta dëbore të mbeten në zonat lindore.

Temperaturat e ajrit do të jenë të ulëta në mëngjes por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -1°C  deri në 16°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor-Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Në 24 orët e fundit reshjet e shiut kanë qenë të dendura duke rritur nivelin e lumenjve, teksa fshatrat e Lushnjes dhe Elbasanit kanë qenë të rrezikuara nga Shkumbini.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?