Kjo e dielë do të sjellë mot me kthjellime dhe vranësira. Por sipas Meteoalb, në zonat veriore, veriperëndimore dhe lindore do të sjellë rrebeshe shiu.

Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime në zonat qendrore - jugore duke lënë me vranësira të shpeshta zonat veriore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit ulen në  vlerat minimale por rriten në ato maksimale duke  luhatur vlerat ditore nga  15°C deri në 38°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 4 ballë.