E diela sportive/ Ndalet Juventus
Inter dhe Atletico Madrid goleadë

E diela sportive/ Ndalet Juventus<br />Inter dhe Atletico Madrid goleadë
E diela nuk ka pasur surpriza në Premier League, pasi Tottenham Hotspur fitoi me Everton 3-2, ndërsa Manchester City me Sunderland 0-2 jashtë fushe.
 
Surprizat erdhën nga kampionati italian, pasi Juventusi u ndal në një barazim 1-1 përballë Udineses, ndërsa Interi shpartalloi Cagliari 1-5.
 
Barazimi nuk i rrezikon kreun ‘Zonjës së Vjetër’ pasi ka diferencë nga Roma, që u mposht të shtunën nga Napoli brenda.
 
Atletico Madrid në Spanjë fitoi me goleadë përballë Valencias 3-0 duke u ngjitur në vendin e 4.
 
Në stadium ndodhej edhe sulmuesi Fernando Torres që pësoi një dëmtim të rrezikshëm pak ditë më parë përballë Deportivos.
 
Në Gjermani, Freiburg dhe Hamburger kaluan me lehtësi Hertha Berlin dhe Eintracht Frankfurt.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor