E diela do jetë një javë vendimtare për Superligën, e cila për llogari të javës së 25 rezervon përballje tejet interesante. Në Elbasan Arena Partizani, i cili u eliminua nga Laçi në Kupë, pret Teutën, një kundërshtar me të cilin ndan vendin e tretë me 42.
Ilir Daja, trajner i Partizanit: “Jemi me pikë të barbarata. Përballet sulnmi më i mirë me mbrojtjen më të mirë. Jemi me pikë të barabarta dhe me ecuri të njëjtë. Mendoj se do jetë një ndeshje shuimë e luftuaer ashtu siç ndodh gjithmonë meskëtyre dy skuadrave.”
Në Kurbin do luhet një tjetër ndeshje deçizive. Laçi kryesues i Superligës me 44 pikë pret Tiranën kampione në fuqi. Bardheblutë e kanë shansin e fundit për të kapur trenin kryesues, ndërsa skuadra e Duros nuk do të humbasë terren për kreun.
Sakaq në Kamëz Kastrioti pret Vllazninë, e cila javën e kaluar humbi kreun pas shumë ndeshjes. Shkodranët nuk mund t’i falin vetes një tjetër hap fals pavarësisht së të mërkurën u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës. Në prag të takimit trajneri Bradric është shprehur i sigurtë për fitoren.
Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë: “Jam i bindur se nesër do të fitojmë ndaj Kastriotit, dhe duhet të jemi në maksimumin tonë që t’ia dalim. Ne i dimë anët e forta të kundërshtarit. Kemi përgatitur një plan për të luajtur ndaj Kastriotit, që të dominojmë ndeshjen.”
Dajan Shehi, futbollist i Vllaznisë: “Kam luajtur më parë me Kastriotin, është një kundërshtar shumë I fortë. Ka bërë mirë këtë kampionat dhe besoj se do jetë një ndeshje shumë e luftuar. Gjithsesi jam shumë I bindur se nesër do dalim me fitore.”
Dy përballjet e tjera të javës së 25 janë Bylis-Kukësi dhe Apolonia-Skënderbeu. Kjo e fundit konsiderohet edhe si derbi i mbijetesës.