Apple ka punësuar më shumë se 800 inxhinierë për të punuar vetëm për pjesën më të përdorur tek iPhone, kamerën.
 
“Duket sikur është vetëm një pjesë e iPhone, por në fakt kamera është bërë nga 200 pjesë”, - tha Graham Townsend, kreu i inxhinierëve gjatë një interviste të dhënë për emisionin “60 Minutes”.
 
“Për të shkrepur një foto, kryhen në fakt 24 miliardë veprime” u shpreh inxhinieri.
 
Inxhinierët që merren me kamerën kanë gjithashtu laboratorin e tyre për ta testuar atë në situata të ndryshme të ndriçimit. Kamera e iPhone 7 duhet të shkrepë foto sa më të qarta, pavarësisht ndriçimit të ambientit

Redaksia Online
Shqiptarja.com