Balerina Klaudia Pepa ka deklaruar se pas ndarjes nga bashkëshortii saj Albi Nako nuk është në një romancë të re.
Por këtë Valentin ajo duket se nuk e ka kaluar aspak vetëm. Klaudia ka festuar brenda një pishine e rrethuar nga tollumbace të kuqe, shampanjë dhe lule.
Nuk dihet ende kush e ka llastuar balerinën, por ajo duket e lumtur dhe kaq mjafton për fansat e saj. Ndarja e çiftit shqiptar u përfol gjatë në media. Albi dhe Klaudia kanë pohuar se pas ndarjes ruajnë respekt për njëri-tjetrin.