E dinit se të puthurit ka përfitime
shëndetësore që nuk i keni mendu

E dinit se të puthurit ka përfitime<br />shëndetësore që nuk i keni mendu
Të puthësh dikë është një ndjenjë e bukur dhe shumë intime.
 
Por tashmë do të mësoni se të puthësh ka shumë përfitime shëndetësore që nuk i keni ditur më parë.
 
Puthja parandalon problemet kardiovaskulare
Puthja mund të rrisë normat e rrahjes së zemrës dhe mund të ndihmojë në rregullimin e presionit të gjakut.
 
Përshpejton metabolizmin
Gjatë puthjes harxhoni kalori, jo vetëm nëpërmjet lëvizjeve të muskujve të fytyrës, por edhe nëpërmjet emocioneve që krijohen. Ky veprim mund të rrisë deri në 70-140 rrahje në minutë. Kjo do të thotë se metabolizmi përshpejtohet.

Kur puth dikë stërvit muskujt e fytyrës
Të puthuri është një “ushtrim” që lëviz deri në 30 muskuj të fytyrës dhe aktivizon qarkullimin e gjakut.
 
Puthja forcon sistemin imunitar
Ky veprim mobilizon sekrecionet hormonale që natyrisht kontribuojnë në rritjen e mbrojtjes trupore.
 
Parandalon problemet dentare
Nga studimet e  bëra thuhet se gjatë puthjes transferohen rreth 40.000 baktere të padëmshme tek personi tjetër, të cilat janë një mekanizëm natyror mbrojtës që vijnë përmes pështymës.
 
Puthja është antidepresante
Epo do thoni këtë e dinim, prisni, puthja shkakton lirimin e oksitocinës nga trupi, hormon i cili ju jep ndjesi të mirë njerëzve dhe i shkarkon nga depresioni, mërzia apo ankthi.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, hidhet shorti, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora

Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, hidhet shorti, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora