E djeg malli për djemtë, njëri i është bërë futbollist në Greqi! Historia e trishtë e vlonjatit në kërkim të familjes

E djeg malli për djemtë, njëri i është bërë futbollist në Greqi! Historia e trishtë e vlonjatit në kërkim të familjes

Në emisionin “Pa Gjurmë” në fokus është historia e një 64- vjeçari nga Vlora, Theodhori Gjinko në kërkim të familjes që e humbi në Greqi në vitin 1995. I martuar me Marianthi Çaçin nga Palasa, që prej vitit 1986, prindër të dy djemve Adrianit dhe Edisonit vendosëm të emigronin në tokën helene. Në vitin 1994 me anën të Ambasadës greke në Shqipëri, nisën jetën në Athinë. Kanë kaluar plot 24 vite, por 64-vjecari Theodhori Gjinko nuk di të thotë arsyen e ndarjes me familjen, pas kthimit në Shqipëri nga autoritetet greke. Atij i mbaroi viza 1-vjeçare, ndërsa çifti u ndanë fizikisht pa bërë divorc.

"Unë emigrova në vitin 1994. Me vizë të rregullt 1-vjeçare. Në ditën e fundit të vizës lajmërojnë policinë. Se kush e lajmëron nuk e di. Policia vjen në shtëpi. Vishu më thotë policia mua. Vishem unë dhe më çojnë 3-4 ditë në birucë. Pastaj më sjellin në Shqipëri. Fëmijët dhe gruaja ngelin në Greqi. Në Greqi ika unë në fillim. Në Athinë. Pastaj erdhi familja me viza të rregullta. Fëmijët në atë kohë ishin 4 dhe 6 vjeç. Nuk më jepte njeri vizë tjetër për të shkuar në Greqi. I thoja nëpërmjet të ëmës do të vij, do të vij, do të vij. Pas 3 muajsh nusja u kthye. Nusja më tha do të iki prapë në Greqi. Unë i thoja si do ikësh pa mua prapë në Greqi, sepse nuk do shkosh tek nëna e babai jot. Është shtet i huaj. Ajo tha do iki në Greqi për të mbajtur mamanë. Me atë femër ishte e vështirë të gjeja gjuhën e përbashkët. Unë atë e kam trajtuar më mirë se nëna dhe babai. Unë di të komunikoj me të gjithë. Ishte pak me nerva. Me teroide dhe ato të bëjnë shumë nervoze", rrëfen babai i dy fëmijëve, Theodhori Gjinko.

Në familjen e tyre morën edhe nënën e Marjanthit, Sofien, e cila kujdesej për nipërit e saj. Mes çiftit Gjinko, zënkat nisën të bëheshin gjithmonë e më të shpeshta. Ishte viti 1995 kur policia greke e kthen Theodhorin në Shqipëri, sepse i kishte mbaruar viza 1-vjeçare. Çifti u ndanë fizikisht, por pa bërë divorc. Ai kthehet në atdhe duke lënë pas familjen e tij.

"Marrëdhëniet kanë qenë një herë të mira, një herë të këqija. Policia e gjeti edhe bashkëshorten në shtëpi".
-Ishit në dijeni ju nëse bashkëshortja kishte bërë një denoncim në polici për ju?
Nuk e di. Ndoshta është bërë në mënyrë të fshehtë. Nuk e di. Sa erdha nga puna. E kamë dyshuar. Një fije floku nuk ja kam prekur. Vjehrra kishte 4 djem dhe asnjë nuk e mbajti. Pse duhet ta mbaja unë? Djali i madh është i vitit 1987 (32 vjeç) dhe i dyti është 1989 (30 vjeç).

Që nga kjo kohë kontaktet me to u shkëputën dhe ai do të jetonte i vetëm, në pritje të një bashkimi, për vite të tëra. Rreth 6 vite më parë, Theodhori rastësisht në Vlorë takon kunatin e tij, Vasilin, i cili ishte bashkë me djalin e madh, Adrianin. Një takim ky shumë i ftohtë at e bir. Adriani ishte mjaft i ndrojtur sepse e kishte harruar imazhin e të atit. Takimi zgjati shumë pak. Djali i dha numrin e tij të kontaktit, një numër ky, që u humb nga i ati dhe nuk arritën të lidhnin kurrë kontaktet me njëri-tjetrin. E vetmja gjë që arriti të mësonte, ishte se familja e tij jetonte akoma në Athinë dhe se djali i madh merrej me futboll. Madje edhe vjehrra e tij ka refuzuar t’i japë informacion babait të dy fëmijëve. Ka mundur të mësojë vetëm që bashkëshortja, pas një prokure të bërë në Greqi, ka ndryshuar mbiemrin dhe ka mbajtur mbiemrin e saj të vajzërisë, Çaçi. Gjatë kësaj kohe, Theodhori ka hapur një gjyq dhe gjykata i ka lënë të drejtën për t’i kërkuar fëmijët e tij.

Ai vjen në “Pa Gjurmë” me shpresën që të mësojë një të vërtetë. Në kërkim për të rilidhur kontaktet me djemtë e tij, një mall që e djeg çdo ditë e më tepër.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave