'E drejta e njerëzve, ta rrëzojnë qeverinë'/ Basha uron SHBA-në me foto nga protestat e PD-së

'E drejta e njerëzve, ta rrëzojnë qeverinë'/ Basha uron SHBA-në me foto nga protestat e PD-së


Pas Presidentit dhe kryeministrit, edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka uruar SHBA-në për festën e 243-vjetorit përmes një postimi në Facebook, që e shoqëron me një citim nga deklarata e pavarësisë dhe një foto nga njëra prej protestave të opozitës shqiptare para selisë së qeverisë.

"Këtë 4 korrik dua ta nis me më të famshmin citim nga Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Ne i konsiderojmë të mirëqena këto të vërteta:

Se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë,

Se ata janë të pajisur nga Krijuesi i tyre me disa të drejta të patjetërsueshme,

Mes të cilave janë Jeta, Liria dhe Ndjekja e Lumturisë.

Se për të siguruar këto të drejta, njerëzit krijojnë qeveri,

Pushteti i drejtë i të cilës buron prej pëlqimit nga të qeverisurit,

Dhe sa herë që cilado mënyrë e qeverisjes,

Kthehet në shkatërruese ndaj këtyre qëllimeve,

Është e Drejta e njerëzve,

Ta ndryshojnë ose rrëzojnë një qeveri të tillë,

Dhe të themelojnë një qeverisje te re,

Bazuar mbi ato parime dhe me ato pushtete,

Që sipas njerëzve garantojnë më së miri, Sigurinë dhe Lumturinë e tyre!

Gëzuar Ditën e Pavarësisë së SHBA!

Zoti e bekoftë Amerikën!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!" shkruan Basha.


Lajmi kryesor:

Amerika feston 243-vjetorin, Rama: Zoti e bekoftë! Meta: Ne jemi në krizë pa rrugëdalje (Letra për Trump)


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor

Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor