Amerika feston 243-vjetorin, Rama: Zoti e bekoftë! Meta: Ne jemi në krizë pa rrugëdalje (Letra për Trump)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë. 4 Korriku shënon 243 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Deklarata e Pavarësisë është një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.

Dokumenti i Pavarësisë u ratifikua më 4 Korrik 1776. Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787 përshkruan më pas bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.

Dita e Pavarësisë në SHBA festohet me parada madhështore, festime familjare dhe mbyllet me hedhjen e fishekzjarrëve. Si çdo vit edhe në Shqipëri, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës feston 4 Korrikun me pritje ku në disa raste ka bërë bashkë të gjithë politikanët. Ndërkohë që nuk mungojnë urimet për SHBA-në nga politikanët, që ditën e sotme kanë filluar me statusin e Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:33
Sulmi i Metës ndaj reformës në drejtësi, Xhafaj: SHBA garanci kyçe për ta bërë atë të pakthyeshme

Presidenti Ilir Meta dhe opozita e vendit kanë intensifikuar sulmin e tyre ndaj reformës në drejtësi duke u përpjekur për ta deligjitimuar.

Ndërkohë, në ditën e festës së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, ish kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, Fatmir Xhafaj, ka zgjedhur që përpos urimit simbolik, të përcjellë edhe një mesazh mes rreshtash për kreun e shtetit.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Xhafaj shkruan se SHBA është garancia kyçe që e ka bërë reformën të pathyeshme.

“Sot, më 4korrik, është dita për t’i shprehur mirënjohjen për gjithçka ka bërë në vite për vendin e popullin tonë! Momenti për t’i falenderuar për mbështetjen e jashtëzakonshme në hartimin e Ref në Drejtësi dhe zbatimit të saj, si garanci kyçe për ta bërë atë të pakthyeshme”, shkruan ish ministri në Twitter.

Ndërkohë, Xhafaj shpreh edhe mirënjohjen për bashkëpuntorët të cilët kontribuuan për implementimin e reformës.

“I shpreh mirënjohjen e veçantë të gjithë atyre miqve e kolegëve amerikanë, në Uashington dhe në Tiranë, me të cilët kam pasur mundësinë të bashkëpunoj fort ndër vite, për forcimin e zbatimit të ligjit e shtetit të së drejtës dhe veçanërisht për Reformën në Drejtësi”, nënvizon Xhafaj.

Postimi i Xhafajt në Twitter
Ora 12:09
Meta sulmoi ndërkombëtarët, Braçe: Drejtësia e barabartë! Uroni SHBA për këtë mundësi

E ndërsa Presidenti Meta sulmoi ndërkombëtarët për mënyrën si po zbatohet reforma në drejtësi në Shqipëri, zv /kryeministri Erjon Braçe në ditën e pavarësisë së Amerikës falenderon SHBA-në për mundësinë për drejtësinë funksionale dhe të barabartë në vendin tonë.

Postimi i plotë i zv/ kryeministrit Ejon Braçe
Drejtësi funksionale dhe të barabartë, tani? Uroini SHBA-të për këtë mundësi! Ne jemi nje vend i vogel, shpesh marrim vemendje per shkak te probleme qe shkaktojme, por edhe perpjekjeve te mundimshme per te ndryshuar, per te qene te bashkuar ne liri e shtet, per te qene te barabarte ne mundesi e drejtesi! Patjeter qe ne behemi te zeshem edhe kur urojme; Urojme me qef e per qef, force zakoni, por edhe me shpirt e zemer si mirenjohes! SHBA-te marrin sot urime edhe nga ne. Ditet e Lindjes shquhen prej urimeve. Por Ditet e Lindjes vlejne si mundesi, patjeter per ate qe i mbart, por ne rastin e SHBA-ve vlejne edhe per ne qe perpiqemi duke pare e marre modelin. Flamuri Amerikan ngulet kudo e mbahet ne duar nga cilido.

Po parimet qe kane bere SHBA-te? E kemi te lehte te urojme e pastaj te mbajme flamurin ne dore edhe pse kunder parimeve e vlerave te SHBA-ve. Ai vend, ato shtete te bashkuara, per mua, vleren me te madhe kane drejtesine e barabarte! Drejtesine para se ciles jane te gjithe te barabarte; Drejtesine qe rrezon dekretin e Presidentit mu sic i jep pafajsi qytetarit me te zakonshem ne ate vend, pa u ndikuar politikisht, pa u blere e pa e shitur vendimin e fundit! Prej tre vitesh, SHBA dhe ne, po cojme perpara nje superperpjekje per te ndertuar ketu, nje sistem drejtesie qe me ne fund ben cilindo te barabarte para ligjit! Kurre ne 100 vitet e fundit nuk kemi qene te barabarte.

Kurre! Here prej rregjimeve, pas 1990-tes prej pushtetit politik-fuqise se tij, pushtetit egzekutiv-vendimmarrjes se tij edhe per drejtesine, pushtetit te parase-magjise blerese te saj, korrupsionit nder gjyqtare e prokurore-fuqise c’nderuese te tij. Pabarazia na ka ndare ne te lehte te ndeshkueshem dhe ne VIP-a te pandeshkueshem! Kjo eshte babarazia me e neveritshme te kemi, e padrejte dhe poshteruese! Duhet te shkojme perpara tani! Duhet te marrim mundesine qe SHBA e BE na kane dhene tani, ta perdorim kunder pabarazise dhe,drejtesine e barabarte tani! Uroini SHBA-te per kete mundesi!

Ora 10:05
Ditëlindja e SHBA-së, Olta Xhaçka: Jemi me fat që kemi Amerikën


Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në urimin për SHBA-në për festën e 243-vjetorit shkruan se Shqipëria është me fat që ka një aleat të tillë. 'Zoti e bekoftë Amerikën! Aleatin tonë që në ditët e para të krijimit të shtetit shqiptar! Vendi që na është gjendur në momentet më të vështira e vendimtare të kombit tonë. Jemi me fat që ende sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e mbështesin Shqipërinë e shqiptarët jo vetëm për të ndërtuar një shtet modern e me mirëqenie, por edhe një shtet e një shoqëri të bazuar tek sundimi i ligjit dhe drejtësia!' shkruan Xhaçka.

Ora 09:48
'E drejta e njerëzve, ta rrëzojnë qeverinë'/ Basha uron SHBA-në me foto nga protestat e PD-së


Pas Presidentit dhe kryeministrit, edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka uruar SHBA-në për festën e 243-vjetorit përmes një postimi në Facebook, që e shoqëron me një citim nga deklarata e pavarësisë dhe një foto nga njëra prej protestave të opozitës shqiptare para selisë së qeverisë.

"Këtë 4 korrik dua ta nis me më të famshmin citim nga Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Ne i konsiderojmë të mirëqena këto të vërteta:

Se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë,

Se ata janë të pajisur nga Krijuesi i tyre me disa të drejta të patjetërsueshme,

Mes të cilave janë Jeta, Liria dhe Ndjekja e Lumturisë.

Se për të siguruar këto të drejta, njerëzit krijojnë qeveri,

Pushteti i drejtë i të cilës buron prej pëlqimit nga të qeverisurit,

Dhe sa herë që cilado mënyrë e qeverisjes,

Kthehet në shkatërruese ndaj këtyre qëllimeve,

Është e Drejta e njerëzve,

Ta ndryshojnë ose rrëzojnë një qeveri të tillë,

Dhe të themelojnë një qeverisje te re,

Bazuar mbi ato parime dhe me ato pushtete,

Që sipas njerëzve garantojnë më së miri, Sigurinë dhe Lumturinë e tyre!

Gëzuar Ditën e Pavarësisë së SHBA!

Zoti e bekoftë Amerikën!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!" shkruan Basha.

Ora 09:35
Meta i shkruan Donald Trump për ditëlindjen e SHBA-së (Letra)


Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta i ka dërguar Donald Trump një letër urimi për 243-vjetorin e pavarësisë së Amerikës. Kreu i shtetit shqiptar falenderon Trump për mbështetjen që SHBA-ja i ka dhënë dhe vijon që t'i japë Shqipërisë.

Letra e plotë e Presidentit Meta për Trump
I nderuar Zoti President, Me rastin e 243-vjetorit të Ditës së Pavarësisë dëshiroj t’Ju përcjell në emrin tim dhe të popullit shqiptar, urimet më të sinqerta e të përzemërta. Në këtë festë kuptimplote Ju dëshirojmë Juve personalisht dhe të gjithë amerikanëve kudo që ndodhen, suksese, paqe dhe begati. Çdo shqiptar beson fort në aleancën solide që qëndron mes dy vendeve tona, bazuar mbi themelet historike të bashkëpunimit dhe miqësisë së vërtetë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë, në vitet e vështira të sundimit të diktaturës dhe të partisë-shtet, shembull i madh frymëzimi dhe mbështetje për ta përmbysur atë 30 vjet më parë dhe për të vendosur në Shqipëri, pluralizmin, demokracinë, shtetin e së drejtës dhe ekonominë e lirë të tregut. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e veçanërisht lidershipi Juaj, Zoti President, vazhdojnë të jenë frymëzim dhe mbështetje e pazëvendësueshme për popullin shqiptar dhe mësim se sa të shtrenjta janë liritë themelore të njeriut, demokracia dhe pluralizmi sot përballë përpjekjeve dhe qëllimeve sfiduese anti-vlerë të aktorëve lokalë, rajonalë dhe globalë.

Si President i vendit, Ju siguroj për angazhimin e palëkundur në forcimin e kësaj aleance bazuar mbi parimet e përbashkëta demokratike, që mbajnë të lidhura fort Shtetet e Bashkuara Amerikës dhe Shqipërinë. Duke Ju falënderuar, Zoti President, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit tim, në shërbim të vlerave demokratike, të drejtave themelore të njeriut dhe zhvillimit ekonomik, dua të theksoj rëndësinë që ka rritja e pranisë së SHBA-së në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, si faktor kyç për paqen, stabilitetin dhe sigurinë. Ne jemi të gatshëm për forcimin e mëtejshëm të Partneritetit dypalësh Strategjik në fushën e sigurisë dhe në NATO dhe besoj se, nën drejtimin Tuaj, ne do t’i forcojmë këto lidhje dhe zgjerojmë më tej bashkëpunimin.

Shqipëria do të qëndrojë në solidaritet të plotë me SHBA-në, dhe vendosmërisht do t’i bashkohet përpjekjeve Tuaja në forumet shumëpalëshe në dobi të paqes e prosperitetit në mbarë botën. Me kënaqësi të veçantë dua të uroj nëpërmjet Jush, komunitetin shqiptaro-amerikan që jeton në SHBA, i cili përfaqëson një nyje historike të shkëlqyer dhe na lidh drejt një të ardhmeje më premtuese për kombet tona.  Urime edhe një herë në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së dhe përshëndetjet më të mira për ju, familjen tuaj dhe kombin e madh amerikan! Ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë! Sinqerisht/ Ilir Meta

Ora 08:33
Rama: Zoti e bekoftë Amerikën, miqtë e aleatët më të mëdhenj

Edhe kryeministri Edi Rama ka uruar festën e SHBA-së. "Mirëmëngjes dhe në këtë ditëlindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, miqve e aleatëve më të mëdhenj të Shqipërisë dhe shqiptarëve, ju priftë e mbara të gjithëve" shkruan Rama, që edhe ai feston sot ditëlindjen e 55-të.

Ora 08:20
Meta: Vendi në krizë pa rrugëdalje, shqiptarët e Amerikës bëjnë thirrje për reflektim

1562221280_1562158667ilirmeta.jpeg
Dita e sotme, 4 Korriku shënon 243-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 1776. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar festën për partnerin strategjik, ndërsa thotë se shqiptarët e Amerikës nuk ndihen të lumtur me krizën pa rrugëdalje ku ndodhet vendi ynë. "Mirëmëngjes të gjithëve dhe Gëzuar Festën e SHBA! Një rast i mirë sot në veçanti për të uruar të gjithë komunitetin e mrekullueshëm shqiptar që jeton në SHBA dhe që kontriubon fuqishëm për të përforcuar lidhjet dhe marrëdhëniet tona në të gjitha fushat, në mënyrë që raportet shqiptaro-amerikane t'i shërbejnë jo vetëm interesave reciproke strategjike, por edhe rritjes së kredencialeve demokratike të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s, që në zemrën e saj ka demokracinë, por edhe si një vend i denjë për të çelur negociatat për anëtarësim me BE në 18 tetor 2019. Shqiptarët e Amerikës sot nuk ndihen të lumtur me krizën pa rrugëdalje ku ndodhet vendi ynë.  Ndaj bëjnë thirrje për reflekim dhe përgjegjshmëri. Ju ftoj të lexoni me vëmendje këtë artikull të shkruar nga një prej personaliteteve të komunitetit tonë në SHBA, z.Frank Shkreli, ish-drejtor i Zërit të Amerikës" shkruan Meta, ndërsa ka risjellë një shkrim Frank Shkrelit, ish-Drejtor i VOA-s për Euroazinë për zgjedhjet e 30-qershorit, që i cilëson poshtërsi për qeverinë shqiptare, dështim për opozitën, turp për ndërkombëtarët dhe një fatkeqësi për kombin shqiptar!

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TA RRAS LALA O TAULANT PALLA: 04/07/2019 19:27

    Shkruesi I grupit emigrant ka jetu te shallvaret ne tiron TI Z TARRASI JETOKE NE LIBRAZHD ME SHEF TAULANT BALLEN

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA O EMIGRANTI PALLA: 04/07/2019 15:01

    O EMIGRANT PA*** PO KUSH E KA FAJN QĒ S'MORI PJES NË ZGJEDHJE LYL KRIMINEL HAJDUTI ? ? ? EDI RAMA. PO TI JE MË I ZGJUAR SE AMERIKA E BE QË I NJOFI ZGJEDHJET. E VIKE DHE EMRIN E AMERIKËS TI JE NGA KOSOVA O LO** PRANDAJ RRI URT O DRUVAR SE SËSHTË PËR TY POLITIKA. POLITIKA ËSHTË PËR NJËRËZ ME TRU O HU.

    Përgjigju
  • JETON FADIL GJOLEKA [ JEVGJIT ]: 04/07/2019 13:03

    O Erjon ke plotësisht të drejt nuk kan shanc po përpëliten si miu . Se e kuptojn fundin tragjik.

    Përgjigju
  • Grup emigrantesh usa: 04/07/2019 12:40

    INDINJATE E THELLE PER EMIGRANTET E AMERIKES PER ZGJEDHJET ME NJE KANIDATE KJO ESHTE NJE STEP PERPARA DREJT KTHIMIT TE DIKTATURES KOMUNISTE NE SHQIPERI FORCIMI I POLICISE POLITIKE LIGJI ANTISHPIFJE QE BURGOS GAZETARET OSE KEDO QE FLET KUNDRA RAMES NIVELI MINIMAL I JETESES SE SHQIPETAREVE ME ME PAK SE 100 $ ne muaj TE GJITHA KETO PERBEJNE KTHIM PRAPA SI NE KOHEN E DIKTATURES KU VIHET NE PIK PYETJE DHE KTHIMIT EMIGRANTEVE NE SHQIPERI

    Përgjigju
  • Qobani: 04/07/2019 11:24

    Evlad pa idhnime,Vujtuest vendor kurr si kan kry obligimet e veta,rinis dhe gurbetxhive xhithmon jav kan gerditë kombin dhe fen për çudi pse po i përkrahni

    Përgjigju
  • Arbëri: 04/07/2019 09:59

    Zoti Tranp ” vendi im është në kris” më ndihmo që ta shpëtojë partin time LSI -n, sepse EDI don që ta kapërdijë...Hahaha Seriozisht ky njeri është rreziku i shoqëris shqiptare dhe LSI është lavatriqja e parave të pista , duhet shpejt dhe sa ma shpejt para drejtësis...!!!

    Përgjigju
  • Hinglateri: 04/07/2019 09:18

    Meta eshte kthyer ne lende te pare per Lumin Lana

    Përgjigju
  • Thanasi: 04/07/2019 08:25

    Ju i keni krijuar keto kriza e populli i ha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki