TIRANË - 1 javë nga zgjedhjet lokale të cilat mbahen të dielën më 21 qershor Gjykata e Tiranës regjistron kërkesat e para për leje votimi.
 
Kërkesat janë depozituar në gjykatë nga shtetasit M.K dhe N.K të cilët i kërkojnë togave të zeza ti japin të drejtën për të votuar.
 
Sipas kërkesë padisë të depozituar në gjykatë këta dy shtetas nuk kanë gjetur emrat e tyre në listën zgjedhore të publikuar e për këtë arsye kërkojnë të regjistrohen pranë njësive ku ata banojnë për të ushtruar të drejtën e votës.
 
Këto dy kërkesa do të shqyrtohen ditën e hënë më 15 qershor të veçuara nga njëra-tjetra në ora 10:30 me gjyqtaren Majlinda Doga dhe në ora 13:00 me gjyqtaren Elona Stavri.
 
Të kontaktuar nga A1report administrate e gjykatës u shpreh se kërkesat për leje votimi do të pranohen deri orët e para të 21 qershorit dhe këto kërkesa do të shqyrtohen nga një trup e gatshme e cila do të merret vetëm me këto çështje për të mos krijuar vonesa tek qytetarët.