TIRANË- Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka ende një vendim për shitje e të drejtës televizive të Kategorisë Superiore. Një vendim i tillë është i mbuluar me dyshime kjo pasi mendohet se Duka po favorizon kompaninë mediatike ku ai është aksioner.
Kjo në një kohë kur oferta e saj është gati 2-fish më e vogël se ajo e një kompanie tjetër mediatike.Ndonëse u tha se do të kishte një vendim, Komiteti Ekzekutiv thotë se ende ka ndarë detyrat për finalizimin e procesit.
“Komiteti Ekzekutiv u informua nga komisioni i ekspertëve në lidhje me procesin e shitjes së të drejtës televizive të kampionatit Abissnet Superiore, Kupës së Shqipërisë, Superkupës së Shqipërisë dhe Kategorisë së Parë për territorin e Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës. Pas informacionit të detajuar që u përcoll nga Komisioni, KE i ngarkoi detyra për hapat e mëtejshëm që duhet të ndiqen për finalizimin e procesit”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë në mbledhjen e sotme u miratuan edhe fonde shtesë për stadiumet e Partizanit dhe Kukësit, si edhe një fond i Posaçëm për ekipet e Kategorisë së Parë për të aktivizuar futbollistë të rinj.
Sigurisht qe ligjin e ben Duka i droges...
Përgjigju