TIRANË-  Presidenti Ilir Meta ka dekretuar brenda pak minutash Ministren e re të Arsimit, Evis Kushi , pasi kryeministri Edi Rama i nisi propozimin për dekretimin e saj. 

Evis Kushi u emërua nga kreu i qeverisë më 14 shtator, ditën e parë të shkollës, e cila zëvendëson në këtë post, Besa Shahinin.

Shahini qëndroi në krye të Ministrisë së Arsimit, 20 muaj. Kjo lëvizje ishte ndryshimi i parë në qeveri pak muaj para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Dekretimi nga Ilir Meta për Ervis Kushin si ministre Arsimi