ROMË - ''Isha minorene kur më shkoi në mend që ta takoja''. Nis kështu intervista e parë e vërtetë e 28-vjeçares Françeska Paskale, e cila në “Vanity Fair: rrëfen historinë e pathënë të fejesës së saj me liderin e qendrës së djathtë, 77 vjeç në 29 shtator. Intervista, të cilën e përjavshmja e boton si një histori kopertine në numrin e ri shoqërohet me imazhet e saj të para ku pozon me Berluskonin, një nga rastet tepër të rralla në të cilat ish-kryeministri i përkushtohet një seti fotografik.
Berluskoni shpjegon për “Vanity Fairla” natyrën e lidhjes së tyre: ''Në të gjitha situatat më të dhimbshme të viteve të fundit, Francesca ka ditur të më qëndrojë pranë. Më ka dhuruar gëzim, pa kërkuar asgjë në shkëmbim. Më ka rikthyer dëshirën për të besuar në dashurinë e sinqertë të një gruaje''. Rrëfimi i Pascale nis që kur ajo nisi të bëhet militante në Forza Italia dhe ia arriti qëllimit të takojë për herë të parë Berluskonin. ''I kërkova menjëherë nëse mund t’i lija numrin e telefonit. I kërkova dhe të tijin. Ishte 5 tetor 2006''.
Historia vijon me rënien në dashuri, zgjedhjen për mos e deklaruar atë, “pasi ai ishte një burrë i martuar”, pastaj lidhjen me prindërit. ''Nëna ime më thoshte: E admirojmë, por është babai yt''; vendimi për të vazhduar përpara pas ndarjes me Veronica Lario. ''Ai më thoshte: As që bëhet fjalë. Je tepër e re. Nuk mund të të jap të ardhmen që meriton. Por zgjedhja ishte për t’i qëndruar megjithatë pranë edhe në vitet e frekuentimeve të diskutuara me femrat. ''Gratë i hidheshin përsipër. Është periudha e zhgënjimeve, e paaftësisë për të provuar dashuri të vërtetë për një grua. Në sytë e tij isha një ëndërrimtare. Nuk ishte e lehtë për mua. Por dashuria më ka bërë të kem lumturinë e sotme ekskluzive".
Historia vijon me mundësinë për t’u bërë gruaja e tij, kur do të ndodhë divorci përfundimtar nga Veronica Lario. "E kam kërkuar, e kam sajdisur, e kam bërë të dashurohet dhe fejohet me mua. Praktikisht kam bërë dhe bëj gjithçka unë: ai duhet të thotë vetëm po”.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com