E frikshme mënyra sesi grabitësit tentojnë ti shpëtojnë policisë! Përdorin pengjet si mburoja njerëzore (VIDEO)

Një vjedhje, njëjtë si në filma, janë këto imazhet që po qarkullojnë më mediat ndërkombëtare të një vjedhje në Brazil.

Grabitësit e bankave, në përpjekje për ti shpëtuar kapjes nga policia i lidhën pengjet sipër automjeteve të arratisjes pas një bastisjeje në qytetin jugor brazilian të Araçatuba. Policia tha se të paktën tre persona u vranë, mes tyre një i dyshuar

Sipas mediave të huaja, pengjet janë përdorur si mburoja njerëzore për të shmangur policët. Dyshohet se banka është grabitur nga një bandë e rrezikshme, që nuk hezitoi të qëllonte ndaj policisë.

Nuk dihet ende shuma e grabitur, por pamjet e bëra virale në rrjet, të japin idenë se ajo çka po ndodh është e ngjashme me filmin “Fast And Furious 5”.

Vjedhjet në shkallë të gjerë të bankave janë bërë më të shpeshta vitet e fundit, me pengje të përdorura si mburoja.

Kryebashkiaku i Araçatuba, Dilador Borges, tha se policia kishte luftuar për të ndërhyrë.

"Policia nuk mund të sulmojë, nuk mund të përballet me ta sepse shumë jetë ishin në lojë," tha ai për Band TV.

Shkollat ​​do të qëndrojnë të mbyllura të hënën dhe kryebashkiaku u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë brenda, duke i paralajmëruar ata për rrezikun e pajisjeve shpërthyese.

Këto grabitje të planifikuara mirë janë pjesë e asaj qw brazilianët e quajnë New "Cangaço", duke iu referuar një termi të përdorur për herë të parë për të përshkruar banditizmin që pllakosi pjesë të Brazilit në vitet 1920 dhe 1930.

Dhjetëra kriminelë marrin pjesë në një bastisje të vetme, shumë prej tyre të armatosur rëndë me mitraloz dhe ndonjëherë eksplozivë. Ndërsa shumica e bastisjeve janë kryer në Brazil, ka pasur të paktën një rast kur një bandë braziliane kreu një grabitje spektakolare në Paraguajin fqinj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë