Një moment i frikshëm është regjistruar në Indonezi, ku një burrë krejt papritur ka marrë gruan e tij dhe e ka hedhur nga trageti.
E gjitha kjo është kapur nga kamerat e sigurisë, ku gruaja duke qëndruar e vetme, e pa shqetësuar, e ndërsa në ato momente vjen burri e mban në krah dhe më pas e hedh nga trageti. Personat e tjerë të pranishëm, kanë tentuar që t’i vijnë në ndihmë gruas, po pa e shpëtuar që jo të përfundonte në ujë.
Detajet e tjera nga kjo ngjarje nuk janë shumë të qarta, teksa nga sa raportohet në media, mendohet se burri është i sëmurë mendor.
Komento