Një varkë e improvizuar me bidonë kauçuku, ishte mjeti me të cilin lëviznin në zonën e grumbullimit të ujërave kullues punëtorët në fabrikën e pasurimit të kromit në Bulqizë, duke rrezikuar jetën çdo ditë. Report TV ka siguruar foto të kësaj varke, nga ku ra në ujë dje 65-vjeçari Mustafa Kamishi, bashkë me dy kolegët e tjerë të tij, Rruzhdi Koçi dhe Avni Alliu. Kamishi humbi jetën, ndërsa dy kolegët e tij të cilët mundën të dilnin gjallë nga uji, u munduan të fshihnin ngjarjen, duke e dërguar trupin e pajetë të 65-vjeçarit në banesën e tij në mënyrë që vdekja të dukej si e ardhur nga shkaqe natyrale.

Varka e improvizuar
Lajmi kryesor:
Bulqizë/ Punëtori i fabrikës së pasurimit të kromit u mbyt në punë, drejtori dhe 2 të tjerë e çuan në shtëpi trupin të dukej si vdekje natyrale! Arrestohen autorët









