Një 45-vjeçar shqiptar ka tentuar të përdhunojë një 38-vjeçare në Kretë. Ngjarja është regjistruar një ditë më parë.
Mediat greke shkruajnë se 45-vjeçari e ka ftuar një 38-vjeçaren në shtëpinë e tij për të pirë kafe. 38-vjeçarja ka pranuar ftesën dhe ka shkuar në shtëpinë e tij në Ammoudara rreth orës 09:00 të mëngjesit.
Dyshohet se në një moment 45-vjeçari ka tentuar ta përdhunojë atë me forcë, por 38-vjeçarja ka arritur të shpëtojë duke u larguar nga shtëpia e tij. Ajo ka shkuar në policia ku ka denoncuar 45-vjeçarin shqiptar, i cili është arritur të vihet në pranga. Ai qëndronte në Greqi në mënyrë të jashtëligjshme.