Pas dy interpelancaveme ministren e Bujqësisë, Erion Braçe nuk është mjaftuar i ka 'dedikuar' edhe një status në Facebook.
Socialisti Braçe ka refuzuar thirrjen e Krifcës nga interpelanca e cila i tha se për problematikat e çështjeve që kanë lidhje me bujqësinë mund ti diskutonin në zyrën e saj.
Në postimin e tij në “Facebook”, deputeti ka reaguar me ironi sërish, ku shprehet se nuk e pi kafen, dhe se është problem që deputetët takohen pas 11 muajsh.
'Ej, boll ma postuat se kam pune! Nuk ka asgjë te habitshme për mua ne foto. MADJE DONI TE DINI, ESHTE PROBLEM SHUME I MADH QE DEPUTETET TAKOHEN PAS 11 MUAJSH!
Aaa po une deshiroj shume qe koleget e mi ti kene thene e te kene zgjidhur:
1- Problemin e TVSH PER BUJQESINE:
Ne grumbullim e perpunim te brendshem; Ne tregtimin e plehrave kimike, farerave e fidaneve, kafsheve per mbareshtrim e prodhim vecanerisht qumeshti etj;
2- Problemin e subvencioneve, parave qe mungojne per cdo aplikant qe KA PLOTESUAR KRITERET ne te gjitha masat mbeshtetese;
Per prodhimin ne serre, per serren vete, per lopet, delet, dhite, perfshirjen ne skeme te vicave per mish e pulave pas goditjeve njepasnje, per bletet dhe natyrisht NAFTEN FALAS PER BUJQIT, te gjithe-nderkohe qe duhen para plus;
3- Problemin jetik te cmimeve te prodhimeve bujqesore te fushes dhe te serrave;
Ngritjen e BURSES SE BUJQESISE per te nxjerre cmimet nga morsa ZHVATESE e kartelit te grumbulkuesve;
4- Problemin e cmimit te plehrave kimike, gjithnje e ne rritje e vetem nen kontrollin e duopolit zhvates;
Hapjen e tregut e heqjen e çdo barriere përmes ekskluziviteteve qe ligji si njeh por nje komision i korruptuar e klientelist i ka ligjëruar turpshëm e dëmshëm;
5- Problemin e magazinave e kapaciteteve frigoriferuese PUBLIKE, per te thyer varesine e bujqve nga privati e per te prishur lojen e privatit me prishjen, kalbjen e prodhimit te bujkut si KERCENIM PER CMIMIN ZHVATES!
Keto vlejnë për mua!
Pa kafja tu bej mire te gjithëve;
Unë kam një jete qe nuk e pi!'- shkroi Braçe.
Kujtojmë se në interpelancën e një javë më parë, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca po rendiste arritjet në Bujqësi, Braçe mes të tjerave akuzoi se po keqpërdoret toka, ku si rast tha se “një i fortë”, kryetar i PD ka mbjellur palma në një tokë arkë dhe se për këtë edhe ministrja është në dijeni.
Në interpelancë, e cila vazhdoi si dy pjesë të ndarë, Braçe hodhi akuza dhe ministrja vijoi e pashqetësuar fjalimin e përgatitur, ajo tha se do të bëhet regjistra online për inventarin e fermës, që do të forcojë pozicionin e fermerëve, teksa si argument solli fatin që është rritur numri i grumbulluesve. Për ministren kjo tregon se është rritur konkurrenca.