Kompania Facebook ka marrë sot një vendim shumë të rëndësishëm në lidhje me ish-Presidentin amerikan Donald Trump..
Ajo ka pezulluar nga platforma për dy vite Trumpin, një vendim që është parë nga afër për sinjale se si kompania do të trajtojë udhëheqësit botërorë që shkelin rregullat në të ardhmen.
Llogaritë e Donald Trump në rrjetet sociale janë pezulluar pas trazirave që ndodhën në Kongres më 6 janar, ku mbetën të vdekur 4 persona dhe u arrestuan 52 të tjerë.
Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump ka reaguar pas vendimit të Facebook për ta pezulluar atë nga platforma për dy vite, pas gjetjeve se ai nxiti dhunë përpara sulmit të dhunshëm të 6 janarit.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Trump e quajti vendimin abuzim, duke shtuar se ata duhet të ndëshkohen për këtë censurim.
"Ata nuk duhet të lejohen të shpëtojnë pa u ndëshkuar nga ky censurim dhe mbyllje e gojës. Në fund të fundit ne do të fitojmë. Vendi ynë nuk mund ta durojë më këtë abuzim”, shkruhet në njoftim.