Facebook merr vendim, 'fshin'  Donald Trump për 2 vite! Ish-presidenti i SHBA: Abuzim

Facebook merr vendim, 'fshin'  Donald Trump për 2 vite! Ish-presidenti i SHBA: Abuzim

Donald Trump

Kompania Facebook ka marrë sot një vendim shumë të rëndësishëm në lidhje me ish-Presidentin amerikan Donald Trump..

Ajo ka pezulluar nga platforma për dy vite Trumpin, një vendim që është parë nga afër për sinjale se si kompania do të trajtojë udhëheqësit botërorë që shkelin rregullat në të ardhmen.

Llogaritë e Donald Trump në rrjetet sociale janë pezulluar pas trazirave që ndodhën në Kongres më 6 janar, ku mbetën të vdekur 4 persona dhe u arrestuan 52 të tjerë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:49
Facebook e pezulloi dy vite, reagon Trump: Abuzim, duhet të ndëshkohen për këtë censurim

Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump ka reaguar pas vendimit të Facebook për ta pezulluar atë  nga platforma për dy vite, pas gjetjeve se ai nxiti dhunë përpara sulmit të dhunshëm të 6 janarit.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Trump e quajti vendimin abuzim, duke shtuar se ata duhet të ndëshkohen për këtë censurim.

"Ata nuk duhet të lejohen të shpëtojnë pa u ndëshkuar nga ky censurim dhe mbyllje e gojës. Në fund të fundit ne do të fitojmë. Vendi ynë nuk mund ta durojë më këtë abuzim”, shkruhet në njoftim.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Në Gaza po afrohet uria, duhet armëpushim! SHBA shkatërron 4 dronë të Houthis në Detin e Kuq

Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Në Gaza po afrohet uria, duhet armëpushim! SHBA shkatërron 4 dronë të Houthis në Detin e Kuq