LEZHË- Një operacion policie është finalizuar me sekuestrimin e 4 minave me telekomandë dhe të 130 gramëve heroinë. Minat me telekomandë, 52-vjeçari i identifikuar si Ali Novi, i kishte fshehur brenda një çante sportive, bashkë me sasinë e heroinës.
lezhe.jpg" style="height:439px; width:780px" />
Minat që iu sekuestruan 52-vjecarit në Lezhë
Njoftimi i plotë:
Finalizohet operacioni " Trotyl", i ndjekur me metoda proaktive
Sekuestrohen 4 mina me telekomandë si dhe rreth 130 gram lëndë narkotike e fortë Heroinë
Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre
Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e veprimtarive të kundraligjshme, duke vendosur para përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar, nga Sektori për hetimin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë një pune profesionale të mirëorganizuar të ndjekur me metoda proaktive disa ditore , u finalizua me sukses operacioni i koduar " Trotyl", duke goditur një tjetër rast të tentativës për trafikim të minave me telekomandë.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi :
- A.N. 52 vjeç, banues në Elbasan ( i dënuar më parë ).
Në qytet Lezhë, u kap me çantën sportive, brenda së cilës kishte fshehur 4 mina për shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit, si dhe një sasi prej 130 gram lënde e dyshuar narkotike e fortë Heroinë.
Veprat penale në ngarkim të tij " Trafikim i lëndëve plasëse " dhe " Prodhim e shitje e lëndëve narkotike" parashikuar nga nenet 282/a dhe 283 të Kodit Penal.
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Arrestimi i 52-vjeçarit Ali Novi
/Shqiptarja.comKomente


Ata qe shesin dhe vendosin bomba me telekomande jane specia kriminale me e poshter ne rracen e vrasesve. Nuk ka perse te arrestohen qe te paguajne qytetaret per shpenzimet e burgut te tyre. As te vriten me plumb. Ata duhet te ekzekutohen njesoj si viktimat e tyre. Te mbyllen brenda nje veture qe hidhet ne ere me tritol.
PërgjigjuO shoku ky qe kan kap kto klod shahini me shoke eshte fukara te zoti dhe ja kan fut, e kane shty ne krim duke e detyruar ti gjeje bomba spiunit te policise se e ka josh me shume leke. Ca do ai i lodhuri 52 vjec nga elbasani ne lezhe? Pak monstra ka lezha, po atyre i rruan leshin klod shahini se eshte i implikuar me to deri ne fyt e kap kte te lodhurin per statistike. Turp