VLORË - Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne (13 janar 2025) në autostradën Vlorë-Fier, ku një 30-vjeçar është ekzekutuar me pistoletë tip “Glock” përballë një karburanti në afërsi të fshatit Novoselë.
Viktima i identifikuar si Kristian Marku mësohet se po udhëtonte nga Fieri në Vlorë me makinën e tij tip “Passat” me targa “AB 107 PN”, ndërkohë që paralel me të, nga krahu i djathtë i pasagjerit, është afruar një makinë tip “Golf”, nga ku është shtënë disa herë me pistoletë, drej tij. Marku ka marrë në trup dy plumba dhe makina e tij ka ecur për rreth 400 metra nga vendi që është qëlluar, ndërkohë që policia ka gjetur 10 gëzhoja në total.
Gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com Armand Xhellili, informon se nuk dihet nëse viktima ka humbur jetën në momentin që është qëlluar ndaj tij apo ku makina e tij përplasej me trafik-ndarësen deri sa ka ndaluar. Pasi ndodhi ngjarja është njoftuar policia dhe ambulanca, të cilët e kanë gjetur 30-vjeçarin pa jetë.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se kanë qenë 3 autorë dhe kanë përdorur një makinë tip "Volkswagen Golf", të cilën e kanë djegur rreth 2 kilometra larg vendit të krimit dhe janë ndihmuar nga persona të tjerë për t'u arratisur. Makina e djegur rezulton me targa të vjedhura dhe brenda saj nuk është gjetur arma e krimit. Ata dyshohet se mund të jenë larguar drejt Fierit duke përdorur rrethrrotullimin e Panajasë.
Policia, e cila po heton për të shkuarën e 30-vjeçarit, ka sekuestruar kamerat e sigurisë në bizneset afër zonës ku ka ndodhur ngjarja, si dhe ka shoqëruar për të marrë në pyetje disa persona.
"Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip”, me drejtues shtetasin Kristian Marku, 30 vjeç, i cili ka humbur jetën", njoftoi policia.
Kush ishte Kristian Marku?
Kristian Marku alias Kristi Bardhi është nga Mirdita dhe rezulton të jetë nipi i Martin Bardhit të vrarë në Rrëshen, në shtator të vitit 2023. 30-vjeçari dyshohet të jetë autor në ngjarjen e datës 26.03.2023, rreth orës 19:00, të ndodhur në Rrëshen, Mirditë, ku pati të shtëna me armë zjarri në drejtim të Saimir Reçit.
Ai akuzohej për veprat penale "Vrasje me dashje në bashkëpunim mbetur në tentativë" dhe "Mbajta pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”, por nuk u arrit të provohet përfshirja e tij në këtë ngjarje dhe arriti të fitojë lirinë.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Report Tv ka siguruar pamje nga makina e viktimës, 30 vjecarit Kristian Marku, i cili u qëllua me pistoletë mbrëmjen e sotme teksa ishte duke lëvizur me mjetin e tij, në autostradën Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Novoselë.
Makina e 30 vjeçarit, i cili u qëllua nga persona që ende janë të paidentifikuar, duket e dëmtuar në pjesën e përparme të saj.
Kristian Marku u vra sot në një atentat Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë. Siç bëhet me dije Marku është nipi i Martin Bardhit të vrarë në shtator të vitit 2023, në Rrëshen.
Martin Bardhi u ekzekutua me armë zjarri paraditen e 26-shtatori 2023 teksa po pinte kafe në lokalin në pronësi të tij në Rrëshen.
Nga breshëria e plumbave mbeten të plagosur dhe tre persona të tjerë të cilët ishin nën shoqërinë e viktimës, ndërsa autoret e ngjarjes ishin dy persona të maskuar të cilët u larguan me një foristradë e cila u gjet e djegur në fshatin Gziq të Mirditës.
Vrasja e Bardhit është dyshuar të ketë lidhje me një konflikt të mundshëm me familjen Reçi, megjithatë të pyetur nga policia këta të fundit e mohuan një lidhje të tillë.
Martin Bardhi
Burime për Report tv bëjnë me dije se ndaj 30 vjeçarit Kristian Marku është qëlluar me pistoletë. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur 9 gëzhoja në vendngjarje dhe 1 tjetër disa metra më poshtë.
30-vjeçari i vrarë rezulton me origjinë nga Rubiku dhe me precedent penal për "vrasje me dashje ne bashkepunim mbetur ne tentative" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.
Detaje të reja kanë dalë, lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme, ku u qëllua me pistoletë në drejtim të makinës se 30 vjeçarit Kristian Marku.
Burime për Report Tv, bëjnë me dije se autorët, të cilët e kanë zënë në pritë, kanë qenë me një makinë tip "Benz" dhe i janë afruar makinës së 30-vjeçarit duke qëlluar.
Pas vrasjes autorët, të cilët dyshohet se ishin tre, kanë djegur automjetin "Benz" dhe janë ndihmuar nga persona të tjerë për t'u arratisur.
Ata dyshohet se mund të jenë larguar drejt Fierit duke përdorur rrethrrotullimin e Panajasë.
Pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Vlorë, ku 30-vjeçari Kristian Marku u ekzekutua teksa ishte duke drejtuar mjetin e tij "Volkswagen", është gjetur edhe një makinë e djegur.
Report Tv ka siguruar pamjet nga makina që dyshohet e autorëve, pak metra më larg vendit ku ndodhi atentati.
u nderruan ministra, shefa policie, drejtora dhe zvdrejtora, por prape krimi mbreteron i pashqetesuar. Atentate, tritole, vrasje. ai podkasti i kryembretit si po ecen aman ...
PërgjigjuKokat hengshin thote gjithmone ai or teeeejjjjj
Po ky arrixhiu mirdites, cfare kerkonte ne vlore? Nuk behet plazh tani o maloku mutit,apo erdhe te vrasish per lek ? O rrace felliqur
PërgjigjuRROFSH O EDI RAMA,,,,REND E SIGURI SI ASNJEHERE ME PARE......QENTE LE TE LEHIN KARVANI TE SHKOJE PERPARA.....
PërgjigjuGiro di Albania…..
PërgjigjuShqipet e kane xhiron me zllona e kobure ndersa pepinot me bicikleta e pagure or teeeejjjjj
Kemi police te korruptuar por ka dhe te ndershem dhe te afte plot por te kerkosh qe policia te kap autoret direkt mbas nje vrasje kjo eshte dhe lajthitje nga disa trapa , keshtu qe kur komentoni vini pak llogjiken ne pune
PërgjigjuCfarw llogjike te vihet ne pune ajo e militantit? Vrasje ne tirane dhe autori ka bredhur aty me mp5. Ata me ate vajzen ne astir me arme etj. E kontrollon policia territorin, personat me precedente si ky? Cfare donte ne Vlore ky nga miredita, ke takoi? Me siguri nuk ka takuar tek tregu por ndonje me precedente qe nuk mbikqyren. E kupton ti? Krimi ka aleanca nga Veriu ne Jug. Policia vendos gjoba parkimesh.
Po cna duhen vrasjet, ca u be me vllain e me te madhit, ajo na duhet ne, jo rend e drejtesi.
PërgjigjuAman ke te drejte o lum vellai se kemi priteste sot edhe per big bortherin aman mos na shqtesoni
Ska asnje lidhje ky me vis martinin, mos folni kot ky esht na hardhajt e mirdites ne hasmeri me rect
PërgjigjuE lexove artikullin ti? Nuk ka te bej me vis martinin por esht nipi i Martin bardhit shkruhet ne artikull
Spo mbahen me, kane fillu vrasjet per qejf te k... Policia gjume, mbledh te vraret dhe kreh leshte e zones
PërgjigjuFajin e Ka saliu
PërgjigjuCa lajmin policia ne kerkim autorete Ca kerkim leshi u albanistan
Përgjigjuvrasje ne fier tani duhet me ngrit nje postobllok ne shkoder vaj medet ca shteti han buken kot uniformat e rendit
PërgjigjuBravo Rama.......
PërgjigjuKy eshte ushtari i hatos,me shum mundesi ka marr pjes te ajo ne shkoder
PërgjigjuCA lidhni gjithca me njat ngjarje
Prap fillut ju me hedh kunja
Mbeturinat e vis martinit. Yyyt malok rrac e keqe. Bythkak zhulsa qelbsina
PërgjigjuO hundlesha, ka gjithmon nje hundlesh me hundlesh se ju. Mos harroni
PërgjigjuPerdite nga 1 i vrare.ndaj ikin njerezit nga ky vend se jeta e robit nuk vlen as sa 1 pule
PërgjigjuKudo vriten perdite.e vriten ATA QE u ha Suma.