Aktori i humorit Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj, janë bërë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të vogëlushes së tyre. Xhensila solli në jetë vajzën e saj të parë, dhe dyshja e pagëzoi me një emër krejtësisht shqiptar, Ajka.

Menjëherë pas lindjes të dy i uruan mirëseardhjen të voglës së tyre me një dedikim mjaft emocionues, ku shpreheshin se do ta donin gjithmonë. Madje aktori i premtoi se ndonjëherë do të kthehej në një djalë nga Laçi për ta mbrojtur nga djemtë që do ta ngacmonin. 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

Ditën e sotme, këngëtarja ka postuar një foto të partnerit të saj, i cili shihet teksa kujdeset me vajzën e porsalindur.

 “E gjitha bota në dy njerëz,”- shkruan ajo krahas postimit. Xhensila nuk ka qenë pothuajse fare aktive në rrjetet sociale pas lindjes dhe kjo normalisht për shkak të përkushtimit që po i bën princeshës së saj.