E goditi me thikë babai i të dashurës në lokal, 38-vjeçari ndërron jetë në spital pas 24 orësh

TIRANE - U qëllua me thikë gjatë një sherri në ambientet e një lokali te Unaza e Re në Tiranë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës pas 24 orësh 38-vjeçari. 

Olsi Lelo, mbeti i plagosur rëndë një ditë më parë në zonën e 'Astir'-it pasi u godit me thikë nga babai i të dashurës, Rezmi Çaushaj, 51-vjeç. Shkak për ngjarjen ka qenë lidhja që viktima kishte me vajzën e autorit. Ata u konfliktuan në ambientet e brendshme të lokalit, ku Çaushaj goditi me thikë Lelon duke iu shkaktuar plagë të rënda.

Viktima Olsi Lelo

38-vjeçari u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës, por 24 orë pas ngjarjes, për shkak të plagëve të marra në organet jetësore, ndërroi jetë mesditën e sotme.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion