Teknikët që arritën për të rregulluar një bankomat parash në qytetin Assam të Indisë u habitën kur e hapën atë.
Para të prerjeve të ndryshme rreth 18 mijë dollarë ishin coptuar. Fajorët kryesorë për këtë mendohet se janë brejtësit.
Policia tha se brejtësit ka shumë mundësi të kenë hyrë në bankomat përmes një vrimë për instalimet elektrike.
Menjëhërë fotot e parave të coptuara brenda bankomatit janë bërë virale, ku mes tyre shihet edhe brejtësi i ngordhur.
Zyrtari i policisë së zonës tha se bankmati kishte qëndruar i bllokuar për 12 ditë.
(Paratë e brejtura nga minjtë brenda bankomatit)
Komento
Kane hyre ne gjynah me njerzit ? Keta bankat shqiptare i hyfshin mite se na rjepen keta hajdute
Përgjigju