Vendosnin tritolin në bankomat, prisnin shpërthimin dhe më pas merrnin paratë për t'u larguar brenda pak minutash. Kjo është skema që, sipas autoriteteve italiane, përdori një grup prej shtatë personash, të cilët u arrestuan pas një hetimi që dokumentoi 13 grabitje në disa provinca të Italisë.
Hetimi i koduar “DEVICE” nisi pas një sulmi ndaj një sporteli bankar në Gissi në korrik 2025. Më pas, hetuesit zbuluan edhe 12 raste të tjera të ngjashme të kryera në provincat Chieti, Avellino, Campobasso dhe Potenza, nga janari deri në shtator të po atij viti.
Sipas autoriteteve, grupi dyshohet se përfitoi rreth 220 mijë euro. Për të shmangur identifikimin, përdorte automjete të vjedhura ose të marra me qira dhe telefona të regjistruar në emër të personave të tjerë. Të arrestuarit akuzohen, sipas roleve të tyre, për vjedhje të rëndë në bashkëpunim, si edhe për prodhim, mbajtje dhe posedim të armëve ose eksplozivëve. Hetuesit sqaruan se deri tani nuk kanë evidentuar lidhje të grupit me organizata të krimit të organizuar.










Komente
Komento