Prindërit e Melda Ilgin, e vendosën vogëloshen në një dyshek me ajër dhe vetë vazhduan të pushonin të qetë në bregdet në Çanakkale.
Më pas vogëlushja mbi dyshek është larguar në drejtim të ishullit grek Lesbos.
Plazhistët edhe pse ngritën alarm dhe u munduan ta shpëtonin por nuk ia arritën.
U desh ndërhyrja e rojës bregdetare dhe palombarëve për të gjetur vendndodhjen e vogëlushes.
Ajo u gjet rreth 1 km larg bregut të detit mbi dyshekun me ajër dhe më pas u bashkua me familjarët e saj.