Këtu ka jetuar At Gjergj Fishta në fëmijërinë e tij. Në fshatin Fishtë të Lezhës më në fund ka nisur puna për restaurimin e shtëpisë së poetit kombëtar.
Ministrja Elva Margariti e pranishme në nisjen e punimeve tha se "është folur shumë për këtë shtëpi, ka pasur ndjesi të shtuar si një mosvëmendje drejt kësaj banesë, por problematikat e shumta të pronësisë por edhe hartimi i një projekti të plotë e kanë shtyrë nisjen e punimeve".
Ministrja Margariti theksoi se janë një sërë aktorësh që po bashkëpunojnë jo vetëm për rindërtimin e banesës por për krijimin e një itinerari të quajtur "Gjurmët e Fishës".
"Projekti madhor nuk është vetëm restaurimi i kësaj shtëpie ku Fishta ka jetuar herët, por itinerari fishtian sepse ne do të vazhdojmë deri në Shkodër me këtë itinerar. Një nga prekjet kryesore është memoriali në shtëpinë e vërtetë ku ai ka jetuar më gjatë, por që për fat të keq nuk gjendet asgjë vetëm një kryq dhe një libër...Po punojnë edhe për një aplikacion për të aksesueshem për rinjtë".
Në ditën e nisjes së punimeve të pranishëm ishin familjarët, të cilët nuk e fshehën emocionin.
"Nuk mund ta përshkruaj kënaqësinë, gjithmonë kemi dasht ti njihet emri këtij njeriu", tha mbesa e tij.
Shtëpia e At Gjergj Fishtës ka qenë shpesh objekt i debateve për harresën që ishte bërë ndër vite. Rikonstruksioni që pritet të përfundojë brenda 6 muajve do të jetë një vlerë e shtuar, pasi zona e Fishtës është kthyer në destinacion turistik.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që ndërkombëtarët të ushtrojnë më shumë presion ndaj Serbisë?
-
Po
92.8%
-
Jo
4.4%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 1689
Lajme të tjera
-
Çifti nga Kosova lë biznesin dhe vendosin t’i rikthehen emigrimit, Altin Prenga kërkesë fisnike: Do ishte humbje për vendin të ikin, blijani të gjitha lulet (FOTO)
28 Maj, 10:28
-
Debati për Mozaikun e Muzeut, Report Tv zbulon vendimin e vitit 1993, si u hoqën simbolet nga Qeveria e PD! Restauratori: Tani s'është bërë asnjë retushim në restaurim
22 Maj, 16:25
-
E akuzuan si fashist se pranoi emërimin në Akademinë Italiane, dëshmia e rrallë e Koliqit për Gjergj Fishtën: E takova pas ceremonisë, kishte një brengë...
15 Mars, 17:27
-
Në fshatrat e Zadrimës vetëm të moshuar, hajdutët bëjnë kërdinë! 4 vila u grabitën në Blinisht e Fishtë! Banorët kërkojnë ndihmë nga policia
23 Shkurt, 14:41
-
Rruga sfiduese mes baltës dhe gropave për fëmijët e kopshtit në Fishtë të Lezhës, prindërit: 5 vite s’është vënë dorë
12 Janar, 14:50
-
Gjekmarkaj: Sot një nga bijtë më të ndritur të rracës shqiptare ka përvjetorin e lindjes!
23 Tetor 2022, 16:13
-
Në 151 vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës, Meta ndan poezinë e tij në rrjetet sociale: Disa vargje zemre dedikuar Atdheut
23 Tetor 2022, 12:36
-
U largua para një muaji nga banesa, policia në kërkim të 31-vjeçares nga Durrësi
11 Gusht 2022, 09:57
-
Drejt BE-së si endëset më të mira të pëlhurave
19 Korrik 2022, 10:57
-
Projektet për kalatë e dëmtuara, Pirro Thomo: Pse s’u thirr Karaiskaj, është personalitet i fushës në rajon! Specialisti: U pyeta pjesërisht, jo në zbatim, drejtuesit janë partiakë
10 Prill 2022, 16:21
-
U dëmtua nga tërmeti, shtëpia muze e Aleksandër Moisiut e kyçur prej 2 vitesh, Ministria e Kulturës: Restaurimi në një moment të dytë
13 Mars 2022, 22:16
-
Shtëpia e Xhafer Devës, midis historisë dhe trashëgimisë kulturore
10 Shkurt 2022, 21:21