Zendaya ka dalë për herë të parë në publik me “unazën e saj të martesës” pas deklaratës së stilistit të saj se ajo është martuar me Tom Holland në një ceremoni sekrete.
Çifti u njoh në xhirimet e Spider-Man rreth 10 vjet më parë. Edhe pse gjatë viteve ata kanë ndarë disa momente të rralla nga marrëdhënia e tyre, në përgjithësi janë mjaft të rezervuar.
Por stilisti i Zendaya, Law Roach, tha se çifti i famshëm është martuar pasi fejesës që u bë vitin e kaluar. “E humbët”, u shpreh ai në tapetin e kuq të Actor Awards.
Aktorja është fotografuar në një sfilatë mode të Louis Vuitton, me një unazë që dukej se simbolizonte kurorëzimin.
Ajo u pa duke mbajtur një unazë të hollë ari të fshehur mes tri unazave të mëdha argjendi. Zendaya dukej shumë elegante e veshur me këmishë, fund të bardhë, rrip dhe taka të zeza.
Tom dhe Zendaya u fejuan mes Krishtlindjeve 2024 dhe Vitit të Ri vitin e kaluar, në një prej shtëpive të aktores në SHBA.
Komente

