Nëna e ish-presidentit Hashim Thaçi e cila është infektuar me COVID është shtruar në spital për shkak se gjendja e saj  shëndetësore është rënduar.

Lajmin e bëjnë me dije mediet kosovare të cilat shkruajnë se ajo është shtruar në spital pasi i është rëndëuar gjendja shëndetësore.

Hyra Thaçi po merr trajtim shëndetësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Gjatë 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 215 raste të reja pozitive me koronavirus dhe 4 viktima.

Numri total i rasteve pozitive ka arritur 50.620, ndërkohë që numri i viktimave është 1.309 nga koronavirusit në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Qeveria kosovare në kuadër të festave të fundvitit ka ndërmarrë masa të reja anti-COVID, me qëllim shmangien e rritjes së numrit të infektimeve. 

1609100738_Thaci600x360.jpg

Hashim Thaçi me nënën