KOSOVA- Gjatë 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 215 raste të reja pozitive me koronavirus dhe 4 viktima.
Në krahasim me ditën e djeshme numri i infektimeve ashtu edhe numri i viktimave nga koronavirusi ka pësuar ulje, pasi dje janë shënuar 270 raste dhe 7 vdekje si pasojë e virusit.
Numri i pacientëve të shëruar është 428, një shifër e cila ka kaluar përsëri atë të infektimeve gjatë 24 orët e fundit.
Sipas ISHPK, rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 117 raste, Ferizaj 13 raste, Gjilan 11 raste, Prizren 10 raste, Lipjan 9 raste, Mitrovicë 9 raste, Obiliq 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Pejë 4 raste, Gjakovë 3 raste, Podujevë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Suharekë 3 raste, Viti 3 raste, Vushtrri 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Hani i Elezit, Istog, Klinë, Malishevë, Novobërdë dhe Shtime.
Numri total i rasteve pozitive ka arritur 50.620, ndërkohë që numri i viktimave është 1.309 nga koronavirusit në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.
Qeveria kosovare në kuadër të festave të fundvitit ka ndërmarrë masa të reja anti-COVID, me qëllim shmangien e rritjes së numrit të infektimeve. Deri në këto momente duket sikur Kosova, ka arritur një stabilitet për sa i përket situatës epidemiologjike në vend.
Ndërkohë që ditën e sotme ka nisur vaksinimi i qytetarëve në Evropë, vaksina anti-COVID në Kosovë do të mbërrijë në pranverë të 2021. Megjithatë Serbia ka nisur vaksinimin e qytetarëve në veri të Kosovës, ku në fokus ka pasur moshën e tretë, të cilët janë edhe më të rrezikuarit ndaj virusit.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.2%
-
Jo
30.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3628
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Kosovë/ Kryeministri Kurti takohet me zëvendëssekretarin e SHBA-ve, Richard Verma
10 Janar, 16:04
-
Kosovë/ Lista Serbe akuzon KQZ-në se po i mohon të drejtën për vëzhgim e kontroll në ditën e zgjedhjeve
10 Janar, 15:45
-
Vjosa Osmani: Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Strategjik
10 Janar, 11:01
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit/ Sot fillon votimin mërgata e Kosovës
9 Janar, 08:16
-
Ambiciet territoriale të Trump/ Krisafi: Janë synime serioze! Mund të rikërkojë shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë! Kamberi 'ç'kodon' mungesën e Zelenskyt në inaugurimin presidencial
8 Janar, 20:51
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
8 Janar, 19:23
-
Ligji në Kosovë: Nga 1 janari s’ka zhdoganim të veturave më të vjetra se 2015
8 Janar, 18:17
-
Mbyllet administrata tatimore e Serbisë në veri të Kosovës, Sveçla: I mblidhte para qytetarëve në shkelje të ligjit
8 Janar, 13:48
-
Prishtinë/ KQZ miraton sot fletëvotimin, nesër fillon votimi jashtë Kosovës
8 Janar, 10:26
-
Zyrtari i lartë amerikan viziton Tiranën, Kosovën e Serbinë më 7-11 Janar! DASH: Do diskutohet përparimi i Shqipërisë dhe aftësitë mbrojtëse
7 Janar, 19:35
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Diplomati Bilalli: Partitë janë fokusuar të diaspora! Vendi do përballet me një administratë amerikane më të vendosur! LVV nuk del si 2021, opozita në rritje
7 Janar, 19:20